• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimi i Ramës u lexua si sulm ndaj Veliajt? Pëllumbi: Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet

by Java News
07/05/2024 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë vite pas Reformës në Drejtësi qeveria hedh një tjetër hap në luftën kundër korrupsionit. Shumica socialiste i dorëzoi Kuvendit një projekt-rezolutë ku të gjitha pushtetet të angazhohen me mekanizma të rinj për çrrënjosjen e korrupsionit.

“Korrupsioni as është mundur dhe as Partia Socialiste nuk ka fituar imunitet ndaj korrupsionit, por asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar kaq shumë. Korrupsioni është në zbythje çdo ditë”, deklaroi sot Edi Rama në një mbledhje të grupit parlamentar dhe qeverisë.

Por si u lexuan mesazhet e kryeministrit nga deputetët dhe ministrat e tij? Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ishte deputeti socialist Arben Pëllumbi. Për gazetarin Aleksandër Furxhi ai tha se Partia Socialiste është e vendosur të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet.

Intervista e plotë:

-Cili është leximi i përgjithshëm që i bën një deputet socialist mesazheve që dha sot kryeministri?

Pëllumbi: Ne të gjithë e ndoqëm, ajo që është e rëndësishme të theksohet që në fillim të fjalës sime është fakti që PS tregoi edhe një herë tjetër se është forca më reformatore në këtë vend dhe që po rinis një reformë tjetër për Shqipërinë e vitit 2030, Shqipërinë për të qenë anëtare e BE. Përpara kësaj faze, që është faza finale ka shumë detyra për institucionet e këtij vendi, jo vetëm për qeverinë. Për koordinimin e gjithë këtyre institucioneve, legjistacionit të tyre, mënyrën se si duhet të përshtaten legjislacionet e këtyre institucioneve për rrugën tonë evropiane, më mirë se sa në Kuvendin e Shqipërisë kjo nuk mund të bëhet diku tjetër. Sot Reforma në Drejtësi, të paktën në atë pjesë që ka të bëjë me korrupsionin dhe krimin e organizuar po jep rezultatet e para, edhe një herë ne tregojmë se jemi të vendosur në rrugën kundër korrupsionit. Është një fenomen që nuk lindi sot dhe nuk është se do të zhduket nesër, por është një fenomen ndaj të cilit ne duhet të luftojmë fort. Duhet të ndërtojmë mekanizma të tillë për të dekurajuar fenomenet korruptive, qoftë në nivele të larta, qoftë në nivele të tjera.

-Ajo që veçohet sot është thirrja që ju po i bëni në mënyrë zyrtare opozitës që t’i bashkohet këtij fronti, kësaj lufte me të gjitha karakteristikat që ju i përshkruat më lart. Por si mund të pajtohen këto gjëra? Nga një anë i bëtë thirrje, me gojën e kryeministrit, që ta vazhdojë luftën e vet, që lufta e vet është edhe me molotov në rrugë, edhe nga ana tjetër të punojë bashkë me ju. Si mund të pajtohen të dyja këto?

Pëllumbi: Ka lëvizje të cilat janë lëvizje që i përkasin PS, të cilat kanë konotacione të majta dhe ne i mbështesim. Mund të mos jetë dakord krahu tjetër dhe ne aty do të bëjmë betejat tona, por nga ana tjetër janë disa reforma të caktuara të cilat janë gjithëpërfshirëse dhe kërkojnë të gjithë krahët e politikës sepse kërkojnë një numër të caktuar votash. Kjo është thirrja, që ne sot në rrugën tonë evropiane, qoftë për reforma të rëndësishme që ne i kemi lansuar dhe një nga reformat është edhe Reforma Zgjedhore, për të cilën ne kemi filluar një punë paraprake. Ka edhe shumë reforma të tjera, të cilat kërkojnë mbështetjen edhe të krahut tjetër atij opozitar. Thirrja është e tillë që opozita të marrë pjesë në disa procese shumë të rëndësishme që i shërbejnë Shqipërisë. Ajo që do të anëtarëssohet në BE nuk është qeveria, por Shqipëria. Sot SPAK dhe GJKKO janë në hapa të rëndësishëm dhe po fillojnë të krijijnë një besueshmëri te qytetari, nga krahu tjetër sistemi i drejtësisë nuk është vetëm ky. Kemi dhe një sistem tjetër që ka të bëjë me pjesën tjetër të prokurorisë normale, gjykatave normale ndaj të cilave qytetarët e këtij vendi vazhdojnë të kenë akoma ankesa.

-Nga opozita dhe nga sfera kritike e opinionit u lexua fjala e zotit Rama si sulm apo kritika që shigjetojnë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ju si mendoni?

Pëllumbi: Kryetari i bashkisë së Tiranës është pjesë e rëndësishme e gjithë lidershipit të PS-së. Drejton një nga qytetet më të rëndësishme dhe sigurisht që ne të jemi të kujdesshëm kur artikulojmë për sa kohë sot kemi jo vetëm një luftë me molotovë para bashkisë dhe një filozofi të opozitarizmit e cila herë pas herë i kthehet gjuhës së dhunës dhe nga krahu tjetër kemi një çështje gjyqësore ndaj të cilës duhet të lëmë institucionet e drejtësisë që të flasin./vizionplus.tv

Next Post
Punonjësi i policisë së shtetit shantazh qytetares: 3 milionë lekë ose të publikova fotot nudo

Punonjësi i policisë së shtetit shantazh qytetares: 3 milionë lekë ose të publikova fotot nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In