• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fjalimi i fundit në OKB/ Këto ishin mesazhet e Presidentit Barack Obamës

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Barack Obama pranoi këtë të martë se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore kanë aftësi të kufizuara për të zgjidhur sfidat më të thella me të cilat përballet sot bota, ndërsa bëri thirrje për një “korrigjim kursi” sa i përket globalizimit, për t’u siguruar që vendet të mos bien prè e një bote më të përçarë.

Obama, në fjalimin e tij të fundit përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pranoi gjithashtu se ekstremistët dhe dhuna e sekteve të ndryshme, që po bëjnë kërdinë në Lindjen e Mesme apo në vende të tjera të botës, “nuk do të mund të zhduket së shpejti”. E megjithatë, ai i mbeti besnik këmbënguljes së tij se, përpjekjet diplomatike dhe jo zgjidhja ushtarake, janë rruga e duhur për t’i dhënë fund luftës civile siriane, por edhe konflikteve të tjera.

“Nëse duhet të jemi të ndershëm, e dimë se asnjë fuqi e jashtme nuk mund të detyrojë komunitetet e besimeve të ndryshme, apo komunitetet etnike, të bashkëjetojnë për një kohë të gjatë”, tha Obama. “Deri kur t’u jepet përgjigje pyetjeve jetike mbi mënyrën sesi do të mund të bashkëjetojnë të tilla komunitete, thëngjinjtë e ekstremizmit do të vazhdojnë të djegin. Qenie të shumta humane do të vuajnë prej tyre”.

Ndërkohë, në një goditje aspak me delikatesë ndaj Donald Trumpit, kandidatit republikan që pretendon ta pasojë atë, Obama tha se “bota është aq e vogël për ne, saqë nuk mundet thjesht të ndërtojmë mure dhe të pretendojmë se do të parandalojmë ekstremizmin të prekë shoqëritë tona”.

Presidenti amerikan u shfaq gjithashtu i palëkundur në kritikat e tij ndaj Rusisë, teksa shpalosi diagnozën e tij ndaj “sëmundjeve” të botës.

Dallimet mes Obamës dhe presidentit rus, Vladimir Putin, mbi veprimet e këtij të fundit në Ukrainë kanë shoqëruar gjithashtu edhe mosmarrëveshjen mbi të ardhmen e Sirisë, si dhe një serie përpjekjesh të dështuara nga Moska e Uashingtoni për t’i dhënë fund luftës civile atje.

“Në një botë që ka lënë pas epokën e perandorive, ne po shohim ende Rusinë që përpiqet të rikuperojë lavdinë e humbur përmes forcës”, tha Obama.

Fjalët e ashpra ndaj Rusisë tregojnë edhe njëherë se sa pak progres është bërë për pajtimin e interesave konvergjente mes dy superfuqive botërore, që kanë lejuar krizën siriane të acarohet ndër vite. Një vit më parë, Obama ishte në të njëjtin podium, nga ku deklaroi se presidenti sirian, Bashar al-Assad duhet të largohet nga pushteti, ndërsa Putin iu kundërpërgjigj duke paralajmëruar se do të ishte një gabim i madh të braktisej në të tilla rrethana Assadi, shkruan tch.

Një vit prej atëherë, ndërhyrja e Moskës në këtë konflikt është përshkallëzuar ndjeshëm. Ndërhyrja e ushtrisë ruse në Siri ka ndihmuar në përforcimin e qëndrimit të Assadit, duke e tërhequr atë në një “moçal”, të cilin e kishte parashikuar edhe vet Obama.

Obama tentoi të përdorte daljen e tij të fundit përpara organizmit më të lartë botëror, për të përshkruar sesi udhëheqësia e tij e ka vendosur botën në një trajektore më të mirë përgjatë 8 viteve të fundit. Në qendër të kësaj pikëpamjeje, Obama tha se është thelbi i asaj që, konfliktet e përgjakshme zgjidhen më mirë kur kombet bashkëpunojnë, sesa kur përpiqen ta zgjidhin veçmas./a.k

Next Post
“Sfida” më HOT me gjoksin e femrave… “Boobluge” (FOTO-VIDEO)

"Sfida" më HOT me gjoksin e femrave... "Boobluge" (FOTO-VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In