• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fjalimi emocionues/ De Biasi si Skënderbeu “Fitoren e gjeta në mesin tuaj!”

by
14/11/2015 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ceremoninë e pasdites, të organizuar për nder të kualifikimit në Euro 2016, trajneri De Biasi ka mbajtur fjalimin e tij të parë në shqip. Një fjalim plot emocion dhe mjaft i ndjerë.

Ja fjalimi i plotë i trajnerit De Biasi.

Disa ditë më parë, Kryeministri Rama na ftoi në një panel diskutimi mbi librin e një strategjisti të shquar britanik, Alastair Campbell. Libri përpiqej të kuptonte pikat e përbashkëta të fituesve në sport, në politikë, dhe biznes. Edhe në këtë ceremoni ka nga këto grupe individësh, rrjedhimisht, unë duhet të zgjedh mesazhe të përshtatshme jo vetëm për futbollistë. Zgjodha t’i referohem mesazheve të një figure të madhe të historisë sonë, të Mesjetës evropiane, Skënderbeut. Ai ishte ushtarak, dmth merrej dhe me politikë dhe me sport, madje e quanin Atlet të Krishtit.

Si italo-­shqiptar, e gjej kudo: në Romë, në sheshin “Albania”; në presidencë; në Këshillin e Ministrave; në Europa League me Korçën. Edhe këtu pas supeve tanë. Pra, nuk mund t’i shpëtojmë atij. Siç thuhet në disa filma që kanë referenca të vërteta, edhe unë them të mos më merrni mua për Skënderbeun. Ai qëndron këtu pas nesh, i mermertë, në histori­ne jemi tokësorë.

Zgjodha t’i përgjigjem diskutimeve se kush ka meritë në fitore, në kualifikim, me një citim të Skënderbeut. Ai, i ardhur nga Turqia, ku pati studiuar, iu përgjigj kështu turmave që brohorisnin pas fitores: fitoren nuk e solla unë, lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu, mes jush. Edhe unë, edhe ne në federatë, fitoren e gjetëm në frymën e kombit shqiptar, në talentin e tij, në brezat e tij të rinj dhe premtues, në zërin e kombit të bashkuar. Kombi i bashkuar!!

Kemi këtu para nesh, kemi në kombëtare, lojtarët nga vise të ndryshme të copëtuara ku jetojnë shqiptarët. Kombëtarja u bë simbol i bashkimit të ri, në një epokë globale. Kështu që unë i referohem përsëri fjalëve të urta të heroit tonë, Skënderbeut, para vdekjes. Ai ftoi udhëheqësit e fiseve, ashtu si presidenti Duka dhe kryeministri Rama kanë ftuar në këtë sallë udhëheqësit e komuniteteve të ndryshëm. Me shembullin e tufës së shkopinjve për t’u thyer, ai u tha atyre: në qoftë se ju qëndroni të bashkuar,ju do jeni të pathyeshëm! Pra, edhe unë, (duke mos qenë Skënderbeu, dhe sigurisht as duke vdekur), ju drejtohem juve, lojtarë, politikanë, njerëz të biznesit: qëndroni të bashkuar për të mirën e këtij kombi, të këtij ekipi!

U drejtohem lojtarëve, që duke ndenjur të bashkuar kanë formuar një ekip nga më premtuesit në futbollin evropian: qëndroni të bashkuar, sepse kështu do të fitoni çdo betejë! Faleminderit që më bëtë të gjej fitoren mes jush, dhe që jeni mbledhur për të mirën e përbashkët, zërin e kombit të bashkuar, të Shqipërisë së Madhe.

Next Post

I lindur me këmishë, italiani që i shpëtoi pesë herë vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhi: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

February 7, 2026
U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

February 7, 2026
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

February 7, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 07 Shkurt 2026

February 7, 2026
Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

February 7, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

A u rrëmbye Ilir Meta? Përgjigjet ish-Avokati i Popullit

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In