• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimi/ Basha mesazh 3 sfiduesve: Mirënjohje se e bëtë garën sfiduese, tani të gjithë kundër regjimit Rama-Doshi

by Java News
14/06/2021 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha reagon pas fitores në zgjedhjet e PD dhe u dërgon një mesazh 3 kandidatëve.  

Kreu i PD Lulzim Basha

Lulzim Basha reagon pas fitores në zgjedhjet e PD dhe u dërgon një mesazh 3 kandidatëve.  

“Të dashur vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate,
Sikurse e kam thënë pak ditë më parë dhe sikurse e dinte secili prej jush, të dielën sytë e shqiptarëve u drejtuan nga Partia Demokratike.
Ata nuk pritën gjatë dhe ju nuk munguat në përgjigjen tuaj të qartë dhe të fortë! Ju treguat me krenari që ne jemi në këmbë, që jemi të bashkuar, që jemi të fortë dhe, se pikërisht atëherë kur vështirësitë duken të pakapërcyëshme,  nuk dorëzohemi kurrë!

Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.

Sepse, vëllezër dhe motra, në fund të kësaj gare ne nuk gëzojmë për fitoren e një kandidati apo zgjedhjen e një kryetari të ri, por, të gjithë bashkë, ne kremtojmë vlerat që na bashkojnë, vlerat mbi të cilat ngrihet kjo familje e madhe politike. Ato të garës, të lirisë dhe të meritokracisë. Që sigurisht ne duhet dhe do t’i përsosim edhe më shumë në muajt në vijim.

Edhe njëherë falemindeirt nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

Vëllezër dhe motra, e djeshmja nuk ishte një ditë e rëndësishme vetmë për Partinë Demokratike, por për gjithë Shqipërinë. Është e tillë sepse nëpërmjet pjesëmarrjes në procesin një anëtar një votë, ju nuk ushtruat vetëm të drejtën për të zgjedhur kryetarin e ri, por nëpërmjet votës përcaktuat vijën e aksionit tonë politik.
Ndaj dhe vullneti që shprehët në këto ditë të vështira për vendin, do të shërbej si udhërrëfyes në rrugëtimin tonë në shërbim të vendit.

Sepse me këtë votë të qartë ju refuzuat të njihni masakrën zgjedhore të 25 prillit!

Me këtë votë të qartë ju refuzuat bashkëpunimin me regjimin Rama-Doshi!

Me këtë votë të qartë ju vendosët se bashkë, të gjithë bashkë, do të luftojmë me gjithë forcën tonë për ndryshimin që u pengua në 25 prill.

Me këtë votë të qartë ju vendosët  se do të luftojmë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrojmë si pariti, një Shqipëri demokratike.

Me këtë votë të qartë treguat se mbani brenda vetes besimin se ne mund ta ndryshojmë këtë vend, jo me mjetet e të keqes, as me forcën e verbër të pushtetit të bërë njësh me krimin dhe oligarikinë, por forcën e vlerave, me besimine njerëzve të lirë që pa asnjë pushtet japin gjithcka që vendi të ndryshoj për mirë.

Sot jemi të gjithë të vetëdijshëm se kjo që kemi zgjedhur është rruga e drejtë por po kështu edhe rruga  më e vështirë.

Ndaj vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate të pamposhtur përballë pabarazive të mëdha, unë e lexoj qartë vullnetin tuaj, e dëgjoj me vëmendje zërin tuaj, i njoh zemrat tuaja ndaj e di që sot, në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë, nuk prisni gjë tjetër prej meje vecse t’ju them atë për të cilën erdha të kërkoj mbështetjen tuaj gjatë kësaj garë: Është koha për ne të hidhemi edhe njëherë në betejë.

Edhe njëherë për demokracinë, edhe njëherë për Shqipërinë edhe njëherë për shqiptrarët, deri në largimin e kësaj pakice që mban peng vullnetin e tyre.

Padyshim ajo që na pret përpara nuk është më e lehtë se ajo që kemi lënë pas.

Por, unë e di që me forcën që na kanë dhënë shqiptarët në 25 prill dhe me vendosmërinë që treguat nëpërmjet votës tuaj, shpresa për demokraci dhe për ndryshim nuk do të zhduket nga ky vend. Unë e di që bashkë me shumicën e shqiptarëve ne do ta rrëzojmë këtë regjim!

Prandaj ne do të luftojëm çdo ditë,  për çdo shqiptar, kundër cdo padrejtësie, me çdo mjet, në çdo forum, të brendshëm dhe të jashtëm, do marrim mbi supe cdo përgjegjësi që në sa më pak kohë t’I kthejmë vendit legjitimitetin dhe demokracinë. Bashkë, të gjithë bashkë, të sjellim një të ardhme më të mirë për për për fëmijët shqiptarë, për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Demokratë dhe demokrate, ju falenderoj nga thellësia e zemrës për besimin tuaj. Unë e mirëpres këtë përgjegjësi dhe jam gati të luftoj me gjithë forcën time që ta kthej në shërbim ndaj jush dhe Shqipërisë!

Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Next Post
Justifikimi i Arnautoviç: “Kam shumë shokë nga Shqipëria” dhe kërkon falje në gjuhën shqipe

Justifikimi i Arnautoviç: “Kam shumë shokë nga Shqipëria" dhe kërkon falje në gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In