Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mundur kryeministrin Edi Rama në garën se kush flet më tepër në foltoren e Kuvendit. Sipas gazetës “Panorama”, Berisha ka folur 917 minuta në 73 diskutime, ndërsa Rama ka folur 417 minuta, më pak se gjysma e minutave të Berishës. Sipas “Panoramës”, Berisha shpresh nuk pret as që drejtuesi i seancës t’i japë fjalën, por nis e flet pa pasur mikrofon. Ai tolerohet vazhdimisht nga drejtuesit e seancave, sidomos kur aty është kryetari Meta, dhe kërcënimet për mbylljen e mikrofonit nuk bëjnë asnjë punë. Me këtë ritëm, Berisha ka folur 73 herë nga 518 diskutime që ka pasur kuvendi në sesionin e kaluar, nga janari në korrik të këtij viti. Në shtator të këtij viti, Berisha përsëri ka kryesimin, me 96 minuta fjalime, kundrejt 70 të Ramës.









