• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimet e vitit 2017, nga deputetët “memecë” rikandidojnë 27 emra

by Java News
11/06/2017 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Standardi shqiptar i vlerësimit: nga deputetët më aktiv pesë prej tyre nuk u përfshinë në listat e ri-kandidimit nga partitë politike (Alhysa, Toci, Topalli, Kopliku, Agalliu), kurse nga lista e të “heshturve” rikandohen në vende të sigurta, 21 deri 27 deputetë. Në vendet me traditë demokratike ndodh e kundërta, në Shqipëri besnikëria dhe pasuria janë tregues më cilësorë sesa aftësia/efektiviteti.

Bazuar në monitorimin e kryer nga Instituti i Studimeve Politike për aktivitetin e deputetëve dhe të Kuvendit gjatë vitit 2017 rezulton se deputeti më aktiv në diskutimet parlamentare ishte Ben Blushi. Një kritik i ashpër i qeverisë dhe themelues i një partie të re politike, Blushi diskutoi në 15 nga 21-23 seancat aktive parlamentare, dhe në total, në 15 nga 17 seancat ku kishte diskutime parlamentare. Pas tij, gjithashtu deputeti më me shumë diskutime është Mimoza Hafizi, bashkëthemeluese e LIBRA bashkë me Blushin.

Nga PS deputeti më me shumë diskutime është Taulant Balla, kryesisht me fjalime politike adresuar opozitës ose me fjalime – replika ndaj Blushit dhe kritikëve të tjerë. Ervin Bushati ka shifër të lartë diskutimesh, por shumica e tyre janë diskutime që vijnë për shkak të funksionit të tij në komision ose me cilësinë e relatorit.

Edi Rama dhe Erjon Brace kanë të njëjtin numër diskutimesh. Fakti që kryeministri ka më pak diskutime sesa kryesuesit e listës së diskutantëve lidhet me mungesën e opozitës në parlament dhe për pasojë, mungesën e vëmendjes dhe të interesit të tij për replika politike. Të gjitha diskutimet e tij lidhen kryesisht me deklarime politike të momentit dhe replika ndaj një prej dy deputetëve të vetëm kritik në parlament, z.Blushi, siç ndodhi edhe në seancën e fundit të Kuvendit më 22 maj.

Gjashtë deputetë kanë nga gjashtë diskutime, – kryesisht përfaqësuese të komisioneve parlamentare ose relatorë të ligjeve të caktuara. Midis tyre përjashtim bën ish kryeministri Berisha, i cili ka diskutuar në çdo seancë të prezencës së tij në Kuvend. Opozita ka numër minimal deputetësh me rekorde pozitive, kryesisht për shkak të bojkotit, por edhe për shkak të dominimit të grupit dhe aktivitetit parlamentar nga vetëm 1-2 emra.

Në listën e deputetëve “të heshtur” për sesionin parlamentar të vitit 2017 kemi numër rekord deputetësh, në krahasim me sesionet parlamentare të viteve 2015-2016. Janë 48 deputetë që nuk janë përfshirë në debate parlamentare, nuk kanë diskutuar për lidhet ose mbi problematika të veçanta, nuk kanë pasur nisma ligjore dhe nuk e kanë shfrytëzuar tribunën parlamentare për deklarime politike.

Në listë bëjnë pjesë emra të njohur të politikës, drejtues të partive politike, disa drejtues aktiv të komisioneve parlamentare, si dhe një listë e gjatë njerëzish të biznesit, të cilët tradicionalisht nuk kanë qenë diskutues në parlament. Interesant është fakti se rreth 21 deri 27 prej tyre janë përfshirë në listat e ri-kandidimit në partitë e tyre politike në zgjedhjet e 25 qershorit, shumica e tyre në vende kryesuese të listës. Nëse i referohemi kontributit parlamentar, karriera e tyre në partitë politike do të kishte njohur rënie, por për shkak se partitë aplikojnë kritere të tjera promovimi, ata janë kualifikuar, pavarësisht gjurmës negative që kanë lënë në memorien e aktivitetit parlamentar.

Në listë janë edhe dy deputetë që kanë pasur probleme shëndetësore, pra kanë pasur mungesa prezence në disa seanca, si dhe gjenden edhe deputetë të rinj, të zgjedhur rishtas, për shkak të ndryshimeve në përbërjen parlamentare, dhe për të cilët mund të ketë një alibi për vlerësimin negativ në renditjen e deputetëve pa diskutime e kontribute publike parlamentare.

Per saktesim: Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al)  ka bërë monitorimin e pjesshëm të aktivitetit parlamentar gjatë periudhës janar-maj 2017. Monitorimi bazohet në dy elementë thelbësorë: nivelin cilësor të përfaqësimit nga deputetët të zgjedhësve të tyre (angazhimi në debate, problematika, komisione, interpelanca, seanca pyetjesh, etj), si dhe në sistemin e transparencës së institucionit dhe aktivitetit parlamentar me qytetarët (përfshirë nivelin e zbatimit të rregullores dhe akteve të tjera që rregullojnë aktivitetin e Kuvendit). Metodologjia është e njëjtë që aplikohet për një sërë parlamentesh dhe është pjesë e netëork-ut ndërkombëtar mbi parlamentin e hapur.

Next Post
E jashtëzakonshme/Nadali fiton “Roland Garros” dhe thyen rekord në tenis

E jashtëzakonshme/Nadali fiton “Roland Garros” dhe thyen rekord në tenis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In