Shefja e Spitalit Infektiv, doktoresha Najada Çomo ka festuar sot ditëlindjen në ambientet e punës. Çomo është një prej mjekëve më të mira në Shqipëri dhe po përballet prej muajsh me fluksin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një urim dhe foton e profesoreshë Çomos, me lule në dua në korridorin e Spitalit Infektiv.
“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, thekson Manastirliu.
g.kosovari