• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fjalët që doja t’u thoja prindërve pas aksidentit”/ Historia tragjike e Tanit: Haja bukë thatë, isha vetëm

by Java News
01/03/2023 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tan Brahimi ishte banori i radhës që tregoi historinë e tij të jetës. Një histori e dhimbshme e cila shkon deri në rrëqethje. Aktori i humorit rrëfeu aksidentin tragjik që i ndodhi kur prindërit e tij humbën jetën. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi aksidentit tragjik.

Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike. Ai i kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi.

“Jam lindur dhe rritur në Shkodër në vitin 1987, deri në moshën 26 vjeç kam qenë shumë i lumtur. Djalë dëshiri, se isha i vetmi djalë në familjen time. 5 gusht i vitit 2013 është data që nuk e harroj në çfarëdo kohe.

Prindërit donin të iknin te daja dhe donin t’i dërgoja unë. Unë nuk doja të ikja se ishte shumë herët, por mu vu nëna ‘hajde’. Që në shtrat pata si një përgjegjësi, që nëse nuk i çoj, larg qoftë po iu ndodh diçka rrugës. Edhe shkuam. Kur  u kthemë bëmë një aksident me makinë. E kam ndjerë zemrën duke rrahur me vesh. E dëgjoja zhurmën e zemrës. Aksidenti ndodhi për shkak se isha ma shpejt sa e lejonte tabela në atë segment. Shkak kryesor se ma preu rrugën një kamion. Shpëtova vetëm unë, ata të shkretët vdiqën në vend. Makinën babi e mbante shumë të pastër, ishte shumë merakli. Kur u përplasëm, gjëja e parë që më ra në mend u ktheva me i thënë ‘shiko ça ti bëra makinës’. Ai i shkreti kishte vdekur në vend. Atëherë u ktheva me i thënë nënës ‘shih ça i bëra babës’. Para se me bërë aksidentin, kisha bërë një audicion te Portokallia. Më thanë jam mirë, por sot është dita e fundit, kur të nisë sezoni i ri do vish, do bësh një audicion tjetër, por me shumë mundësi do pranohesh.

Kur u tregova prindërve u gëzuan shumë, pavarësisht se u kisha treguar shpeshherë gjëra që nuk i kisha realizuar. Pasi u pranova në audicion, dola jashtë me telefon në dorë po nuk kisha kë të merrja me i tregu për gëzimin. Po doja të lajmëroja nënën se sa jetuan nuk më panë duke bërë ndonjë gjë. Ajo ishte gjëja më e madhe që kisha arritur deri në atë kohë.

Nëse s’do kisha fituar audicionin, do kisha luajtur mendsh, ngaqë kisha presion shumë të madh. Aktorët e Portokallisë më kanë pritur shumë mirë, të gjithë pa përjashtim. Ma kanë lehtësuar kohën më të vështirë. Secili prej tyre ka qenë shumë i dashur dhe i afrueshëm me mua. Isha duke qëndruar me ajkën e humorit. Çdo gjë që flisnin më bënin të qeshja, të ndihesha mirë. Më bënin të flisja, të tregoja edhe unë gjëra për të qeshur. Aq ishte paraditja, pastaj në drekë kthehesha në shtëpi, isha prapë vetëm.

Ishte presion shumë i madh, flisja me veten nëpër shtëpi. Mbaj mend një rast, kisha harxhuar të gjithë rrogën dhe mbeta me 5 lekë të fundit në shtëpi. Kisha lekë të haja vetëm bukë thatë, asnjë tjetër gjë. Pashë disa simita dhe thashë po marr këto me fara se nuk kam nevojë ti shoqëroj me gjë.

Duke ngrënë bukë thatë në shtëpi dhe duke mu kujtuar gjella që i kisha sha nanës, apo tregu pakënaqësi. Më thoshin rri pak më shumë me ne, se humbja kohën me shoqërinë. Po më thonin ka me të marrë malli një ditë, por nuk e kuptoja. Se njeri sa i ka gjërat nuk i vlerëson. Po ti kisha përballë do u thosha veç më falni, më falni për sa ishin gjallë, se për atë që ndodhi dihet që ishte pa dashje.

4 korrik të vitit 2016, u njoha me nusen time, Jonën, që më ndryshoi jetën. Kisha dikë që shfryja, qaja. Tre fëmijët e mi janë mrekullia më e madhe. E falënderoj Zotin 50 herë në ditë, sa herë që i shoh fëmijët them o Zot faleminderit.

Duke parë këto që kam shkruar dhe secila më kujton se çfarë kam kaluar, ju them ‘sado keq të jeni, sado ngushtë që të jeni, çfarëdo halli të keni, mos u dorëzoni kurrë sepse siç është ajo fjala ‘Zoti nuk ka lënë njeri pa rrisk’, nuk ka ardhur momenti juaj, një ditë do vijë patjetër’”, rrëfeu Tan Brahimi.

/s.f

 

Next Post
Në pranga për aksidentin masiv, flet shoferi i autobusit: Nuk u ndjeva mirë që në mëngjes…

Në pranga për aksidentin masiv, flet shoferi i autobusit: Nuk u ndjeva mirë që në mëngjes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com