• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fjalët e fundit të 78-vjeçarit që u vra nga fqinji, si u gjet i mbuluar nga gjaku

by A R
03/06/2017 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Et’hem Brahimajn e qëllova për vdekje me çifte, sepse do të spërkaste rrushin dhe do të më helmonte dhitë”. Kështu ka deklaruar 53-vjeçari Sokrat Xhuveli nga Borshi i Himarës, i cili dy ditë më parë vrau fqinjin e tij 78-vjeçar, Et’hem Brahimaj.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Vlorës, autori i krimit ka pohuar se i kishte kërkuar viktimës që të mos e spërkaste rrushin, por ai jo vetëm nuk e kishte dëgjuar, por edhe e kishte fyer.

Ndërkohë, edhe të afërm të të moshuarit konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e së enjtes në lagjen “Shkallë” të Borshit ka pasur shkak një sherr banal mes dy bashkëfshatarëve. Nipi i viktimës, Adriatik Lapaj tregoi me lot në sy se si u ekzekutua Et’hem Brahimaj.

“Ne jemi 15 nipër e mbesa në atë derë. Gjyshi ishte duke hapur derën për të shkuar në bahçe për të spërkatur rrushin. Në atë moment kishte kaluar afër banesës së tij një vajzë nga lagjja, e cila e kishte pyetur: Çfarë po bën xhaxha Et’hem. Ndërsa gjyshi i ishte përgjigjur: Po ja o bijë, po shkoj të spërkas hardhitë se tani është koha. Kaq i kishte thënë vajzës, e cila kishte vijuar rrugën. Por, pas pak ajo kishte dëgjuar një krismë arme, ndaj ishte kthyer mbrapsht. Vajza e kishte gjetur gjyshin të rrëzuar në tokë dhe të mbuluar me gjak. Ai nuk kishte arritur të hapte derën e bahçes, pasi Sokrat Xhuveli e kish qëlluar nga mbrapa koke. Gjyshi kishte mbetur i vdekur në vend. Dy dhi race kishte Sokrati dhe ato i mbante në shtëpinë e tij, që e kishte afër me atë të gjyshit”, tha nipi i viktimës. Ky i fundit pohoi se janë shokuar nga ajo që ndodhi.

“Është e tmerrshme t’i marrësh jetën tjetrit ashtu kot më kot. Jemi shumë të tronditur”, u shpreh i riu.

Ndërkaq, banorët e fshatit Borsh pohuan se autori i vrasjes, Sokrat Xhuveli është një person i shpërfillur nga familja, i divorcuar nga bashkëshortja tri vite me parë.

“Pas ndarjes nga gruaja, Sokrati jetonte vetëm, ndërsa fëmijët i ka në emigracion. Ai endej rrugëve dhe njihej nga të gjithë si konsumator i pijeve alkoolike”, u shprehën disa banorë.

Sipas këtyre të fundit, 78-vjeçari Et’hem Brahimaj, baba i gjashtë fëmijëve ishte njeri i qetë, punëtor dhe i respektuar në të gjithë zonën.

Next Post
Për 13 muaj asnjë seancë nuk bëhet për gjykimin e Lushtakut, ish-komandantit të UÇK

Për 13 muaj asnjë seancë nuk bëhet për gjykimin e Lushtakut, ish-komandantit të UÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In