• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fjalë, fjalë, sa shumë fjalë…

by
31/10/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një panel i madh ministrash e zyrtarësh të lartë të qeverisë është ulur përballë vartësve të tyre, ndonjë ambasadori të huaj dhe mediave të rreshtuara në fund të sallës. Objekti i aktivitetit: çfarë kemi bërë, pse e kemi bërë dhe si e kemi bërë! Natyrisht që në krye të vendit qëndron kryeministri, i cili merr rregullisht gjysmën (ose më shumë) të kohës së takimit.

Është ky një refren thuajse i përditshëm këto kohë, i cili nuk kursen as të shtunat, si kjo e sotmja. Kur sërish ministrat kanë zënë ekranet e televizioneve, për të folur për ekonominë, financat dhe informalitetin. Dhe sërish shfaqet e njëjta sëmundje: ato që janë detyra funksionale të një dikasteri apo institucioni, ato që janë themeli i punës dhe i arsyes se përse i paguajmë këto struktura dhe këta funksionarë me taksat tona, na numërohen nga mëngjesi në darkë si suksese të padëgjuara, si mrekulli të zbritura nga qielli për herë të parë, si akte që nuk do të kishin asnjë shans të ndodhnin po të mos ishte në zyrë ky apo ai ministër a drejtor.

Një sasi e frikshme fjalësh po prodhohet nëpër foltoret e shtetit këto muaj. Dhe si gjithmonë, kur fjalët janë kaq të shumta, vjen momenti që ato i kalojnë veprat, punët dhe rezultatet. E gjitha kjo ka kaluar prej kohën cakun e normales. Ministrat që na thonë për të njëqindtën herë sesi kanë mbledhur taksat, sesi po punojnë për të rritur performcanën fiskale, janë një gjë mjaft e shëmtuar për t’u parë.

Është mëse e kuptueshme që pozita dhe opozita do të bëjnë luftën e tyre politike për mënyrën sesi ecin gjërat në një vend. Ky është një mekanizëm i praktikuar në të gjitha vendet demokratike, u ekzekutivi punon dhe opozita ruan. Por që në Shqipëri, ku demokracia egziston si procedurë por jo ende si mendësi dhe si praktikë, edhe ky raport deformohet. Ne shqiptarët i kemi shumë qejf ekstremet. Pasi mësojmë diçka, kemi maninë t’i futemi dhe ta çojmë atë përtej normales, përtej caqeve të lejuara. Kështu ndodh edhe me debatin politik, i cili kthehet në një spektakël të shëmtuar sharjesh, duke e humbur kësisoj dallimin mes asaj që është një periudhë e qetë qeverisjeje dhe asaj që është një fushatë elektorale. Shikoni lajmet, do të kujtoni se ndodhemi në një fushatë elektorale të pandërprerë.

Dhe shfaqjet me rezultate dhe shifra janë pjesë e kësaj fushate të paqenë. Qeveria Rama ka kryer shumë punë në dy vjet, as që diskutohet. Lazarati, arsimi i lartë, faturat e energjisë, informaliteti, janë beteja pozitive, qoftë edhe me gabimet e pashmangshme që mbartin. Por ashtu siç ka bërë punë, qeveria ka bërë e po bën edhe shumë gabime, disa prej të cilave, si tenderi i Jaguarëve, mund dhe duhet t’ja kishte kursyer reputacionit të saj.

Të dalësh e të flasësh përditë se çfarë ke bërë, kur zgjedhjet më të afërta janë një vit e gjysëm larg, kjo nuk vetëm sa shton malin e fjalëve, duke rrezikuar të kthehet gradualisht në bumerangun e indiferencës dhe të bezdisë së opinionit publik. Qeveria duhet të punojë, para se të flasë. Nëse i mbledh zyrtarët nëpër mbledhje të pambaruara, kush do të mbetet nëpër zyra që të bëjë punën?!

Next Post

Vendimi, në 2016 ulen tarifat e telefonisë fikse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

21 Janari, Zogaj: SPAK ka humbur kohë, urdhrat e ndalimit penguan zbardhjen e krimit

January 22, 2026
“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

“Ziver Veizi vidhte unaza grash”, çudit avokati i Metës: Në 21 Janar nuk vrau Garda!

January 22, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me vranësira të dendura, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

January 22, 2026
Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In