• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

Fjala e Ramës duhet të mbahej nga Makron, Evropa është në rrezik

Edmond Arizaj by Edmond Arizaj
June 25, 2022
in Kryesoret, Opinion
1
Fjala e Ramës duhet të mbahej nga Makron, Evropa është në rrezik
0
SHARES
360
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Arizaj

Fjala e Edi Ramës në Bruksel ishte minimalisht perfekte. E llogaritur në çdo gërmë. E stërkontrolluar në çdo fjalë. E peshuar në çdo fjali. Pa arrogancën e një lideri të një vendi “hëm dhi e zgjebosur, hëm bishtin përpjetë”, por me forcën e disa milionë banorëve që ende besojnë tek Bashkimi Europian, e që janë duke u gënjyer dhe zhgënjyer, çdo gjashtë muaj, prej shumë vitesh.

Rëndimi i fjalës, nuk ishte një fyerje për gjuhën, e as për dëgjuesit, ishte bulurima për veshët e shurdhët se e ardhmja e Europës së Bashkuar dhe jo e Shqipërisë është në rrezik.

Fjala e Ramës në Bruksel duhej në fakt të mbahej nga Makron. Sepse ajo që rrezikon është Europa, jo me dënglat me reforma e institucione, por me fytyrën që i bëhet pis e me muskujt që i flashken pas çdo premtimi të pambajtur. Aktualisht këmbët mos t’i dridhen, nuk është ndonjë sekret, ia mban USA dhe Britania.

Rama thjesht është njeriu që nuk e nxënë 28 mijë kilometra katrorë. Nëse ai e mendon kështu, nëse është vërtetë kështu, nëse nuk duhet të jetë kështu, është krejt diskutim tjetër. Megjithatë përfaqësimi i Shqipërisë në Bruksel nuk ishte i një vendi lypës, nuk ishte i një vendi inferior, nuk ishte i një vendi servil, nuk ishte i një vendi që përfaqësohet nga hajdutë, të korruptuar, kriminelë, injorantë me të cilët mund të bësh barsoleta. Mund ta urrejmë qetësisht Ramën, por mund ta urrejmë edhe në heshtje ndonjë ditë.

Rama nuk u shfaq aspak grotesk në përfaqësimin e vendit më të varfër në Europë, siç kanë dëshirë disa ta etiketojnë. Dhe kur xhelozitë, skërmitjet, mllefet, urrejtjet patologjike, një ditë nuk do të egzistojnë më kundër Ramës, ai fjalim jam i sigurtë se do të hyjë në analet e diskurseve për t’u marrë shembull, ashtu si i referohen Nolit pas 90 vjetësh e Alisë pas 30 vjetësh; të dy folën në kohë kur vendi që përfaqësonin ishte i papërfillshëm, prag katastrofe, i varfër dhe i pallogaritshëm në asnjë ekuacion botëror.

Nuk kishte asnjë lidhje çka foli Rama atje me ne këtu. Ne këtu i kemi mbaruar detyrat, rrimë presim. Rama atje nuk shkoi të thoshte aman se i mbaruam detyrat hajde na i kontrolloni, shkoi pikërisht për të thënë ato që tha, që pak kishin lidhje me Shqipërinë, por kishin çdo lidhje me Evropën.

Prandaj nuk e di pse disa shqiptarë u përpushën nga fjala e Ramës. Cili është rreziku që ata perceptojnë me antenat e tyre?! Se rrezik më të madh se Putini në këta muaj e në muajt që do vijnë nuk ka. Çfarë tha Rama? Pikërisht këtë. Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, mekanizmat evropianë, integrimi, janë thjesht mbështjellja e kryesores: Evropa është në rrezik, është në gjumë, është pothuaj e paralizuar dhe duhet të zgjohet sa nuk është vonë.

Këtë duhet ta thoshte Makron, bashkë me paralajmërimin se Putini po i mëson rusët me vështirësitë, me të keqen, me të ardhmen e errët, dhe ditë pas dite rrit tensionet e sulmit me propogandë mbi vendet e BE-së, ndërsa Evropa diskuton ende…si ishte ajo e priftërinjve të Kostandinopojës? po, çfarë seksi kanë ëngjëjt.

Previous Post

FOTO/ Ushtria shqiptare stërvitet në sytë e amerikanëve, 72 orë luftime

Next Post

FOTO/ 43 vite pa dalë nga garazhi, BMW-ja e rrallë del në ankand

Next Post
FOTO/ 43 vite pa dalë nga garazhi, BMW-ja e rrallë del në ankand

FOTO/ 43 vite pa dalë nga garazhi, BMW-ja e rrallë del në ankand

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Disa pseudopolitikan bile dhe non grata kritikuan fjalimin e Rames ne Bruksel . Jo ,shumica e sgqiptareve e perkrahu se fjalimi doli nga shpirti rebel i justifikuar i Rames per talljen popullit qe perfaqson . Me mire trim dhe i drejte se sa kokeylur dhe i permjer

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi