Fjalimi i Ramës para AIPAC, organizatës më të fuqishme pro-izraelite në Amerikë u prit me ovacione.Kur ai tha se: Dorëzuam edhe floririn, por jo hebrenjtë, 20 mijë të pranishëm “shpërthyen” në duartrokitje.
Kryeministri i vendit është shprehur me nota admirimi për Izraelin por edhe kontributin e jashtëzakonshëm të vendit tonë. Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e Komitetit Izraelite-Amerikane të Çështjeve Publike, ku ka folur për marrëdhënien mes dy vendeve dhe ka thënë se Shqipëria është në vend të parë kundër ekstremizmit të dhunshëm.
“Unë besoj se Shqipëria përfaqëson shembullin, se si ne një vend myslimanet dhe të krishterët bashkëjetojnë shumë mirë”, tha Edi Rama në nisje të bisedës.
Më pas ai u pyet në lidhje me miqësinë që ka Shqipëria me Izraelin, ku deklaroi se për herë të parë këtë verë do të këtë udhëtim të drejtpërdrejtë më avion nga Shqipëria për në Izrael.
Rama më pas i pyetur në lidhje me mbrojtjen që u kanë bërë Shqiptarët hebrejve dhe tha se ndihet krenar, për atë që ka bërë populli ynë.
“Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre”, deklaroi Rama, kur u pyet se si ka mundësi që askush nuk dorëzoi asnjë hebre tek nazistët.
Në fund të fjalës së tij Kryeministri Rama ka entuziasmuar të pranishmit duke shkatkuar ovacione dhe duartroktije të shumta.
***
Në konferencën vjetore e AIPAC që është edhe aktiviteti më i madh i lëvizjes pro-Izraelite, mbajtën fjalë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ambasadorja e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, etj, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio.
Mijëra delegatë nga të gjitha shtetet marrin pjesë në të për të dëgjuar politikanët dhe avokatët, që diskutojnë rrugët e fuqizimit të aleancës SHBA-Izrael dhe shtetit të Izraelit.
Në vitin 2016, afërsisht 20 mijë delegatë ndoqën Konferencën e AIPAC. Folës ishin zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA, Joe Biden, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kandidati i Republikanëve për President të SHBA-ve, Donald Trump, senatori Ted Cruz, kryetari i Kongresit, Paul Rayan, etj.
AIPAC, apo Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite (The American Israel Public Affairs Committee) është grupi lobues që konsiderohet si avokati i politikave pro izraelite në Kongresin dhe Ekzekutivin e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti aktual i AIPAC është Lilian Pinkus, e treta femër pas Amy Friedkin dhe Bermice Manocherian.
AIPAC, një nga organizatat e shuma lobuese në Shtetet e Bashkuara, numëron më shumë se 100 mijë anëtarë, 17 zyra rajonale dhe një grup të madh donatorësh.
Kongresmeni Brad Shermann i Kalifornisë e ka quajtur AIPAC, “të vetmen organizatë të rëndësishme në promovimin e aleancës SHBA-Izrael”.
Nga ana tjetër, organizata konsiderohet si një nga grupet lobuese më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1997, revista amerikane “Fortune” e cilësoi AIPAC grupin e dytë me influencën më të fuqishme në Uashington.
AIPAC u themelua në vitin 1951 nga Isaiah Leo “Si” Kenen, një gazetar dhe avokat hebre, cili më parë kishte qenë punonjës në Ministrinë e Jashtme të Izraelit në delegacionin izraelit në Kombet e Bashkuara. Ai qëndroi në krye deri në vitin 1974.
Në vitin 1980, Thomas Dine, bëhet drejtori ekzekutiv i AIPAC, i cili nisi edhe fushatën e zgjerimit në bazë. Në fund të viteve 1980, bordi i drejtorëve dominohej nga katër biznesmenë të suksesshëm: Mayer (Bubba) Mitchell, Edward Levy, Robert Asher dhe Larry Weinberg.
AIPAC rregullisht bën takime me anëtarë të Kongresit Amerikan dhe zhvillon aktivitete ku ndan pikëpamjet e tij. Thomas Dine zhvilloi një rrjet për të influencuar te çdo anëtar i Kongresit. “Bërthama vitale” e anëtarësisë së hebrenjve amerikanë në AIPAC zënë më pak se 3% të popullsisë së SHBA dhe janë të përqendruar në vetëm nëntë shtete.
AIPAC mbështet fuqishëm ndihmën thelbësore të SHBA-ve ndaj Izraelit. Në mars 2009, drejtori ekzekutiv i AIPAC, Howard Kohr, i kërkoi Komitetit të Operacioneve për Jashtë, që Izraeli të merrte 2.7 miliardë dollarë ndihma ushtarake për vitin 2010.
Në vitin 2007, një Memorandum Mirëkuptimi midis SHBA dhe Izraelit parashikon 30 miliardë dollarë ndihma ushtarake për gjatë 10 viteve.
AIPAC gjithashtu lobon për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara në Izrael, duke bërë të mundur të çojë çdo vit më shumë se 3 miliardë dollarë ndihma, duke e bërë Izraelin “akumuluesin më të madh të asistencës amerikane pas Luftës së Dytë Botërore”.
Washington Report për çështjet e Lindjes së Mesme vlerëson se ndihma në total nga viti 1949 është 109 miliardë dollarë. (Lexo.al)