Të gjithëve ju ka ndodhur të shihni njerëz të sikletosur tek shtyjnë me duar makinat që nuk ndizen. Ndodh edhe në Itali, dhe jo vetëm me makina…
Në aeroportin Fiumicino të Romës, punonjësit janë detyruar të shtyjnë me dorë jo një makinë, por një aeroplan. Ishte avioni Iberia 8415, i cili do të fluturonte drejt Spanjës. Nuk kishte defekt, por nuk po dinin si ta nxirrnin në pistë, ndërkohë që pasagjerët ishin në bord. Për ta zgjidhur problemin, 10-15 punonjës të kompanisë Aviapartner, gjigant botëror i operimit në aeroporte, e shtynë me duar drejt pistës.
Vonesa e shkaktuar ishte 90 minuta, ndërkohë që kompania përgjegjëse do të gjobitet, pasi duhej të kishte përdorur një nga mjetet e duhur për tërheqjen e avionit dhe jo duart e njerëzve.
d.i.