Gazeta e pavarur ruse “Novaya Gazeta” , do të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel për Paqen të fituar nga kryeredaktori i saj Dmitry Muratov në ndihmë të refugjatëve ukrainas.
Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të gazetës të martën, Muratov tha se shumë fëmijës të plagosur dhe të sëmurë që kërkonin trajtim urgjent e detyruan atë të ofronte medaljen prestigjioze.
Të ardhurat që do të fitohe nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të “sigurojë mbështetje morale dhe materiale për refugjatët nga Ukraina”.
Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Cmimin Nobel Për Paqe tetorin e kaluar për mbrojtjen e tij të palodhshme të lirisë së fjalës në Rusi. Në deklaratën e tij kryeredaktori theksoi nevojën urgjente për një armëpushim, shkëmbim të të burgosurve dhe sigurimin e korridoreve humanitare.
Muratov e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ai po aplikonte në shtëpitë e ankandeve për një ‘përgjigje që do të ofrojë këtë çmim të njohur për të gjithë botën’ .
/b.h