Është bërë traditë tashmë që në statuset që publikon kryeministri Rama në ‘Facebook’ ndjekësit të japin mendimet dhe kërkesat e tyre për punën e kësaj qeverie në këto 4 vite.
Një nga reformat më të rëndësishme në vend padyshim mbetet zbatimi i reformës në drejtësi dhe ligji i vettingut për gjyqtarët.
Një nga ndjekësit i shkruan Ramës se duhet të fitojë vettingun edhe për politikanët, pasi sipas tij socialist edhe milioner nuk shkon. Por, Rama nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtij komenti.
Komentuesi: O Edi e ke fituar vetingun per gjyqtare fitoje edhe per politikanet. Shkoni se bashku ne burg. Socialist e milioner nuk shkon kjo pune Edi.
Replika e Ramës: Qerim ti me merr te keqen mua, po une s’te ve faj! Je nje viktime e politikes se baltës./a.ç