• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fitorja spektakolare e 25 Prillit fillon nga Kamza”/ Spiropali: Bllokimi i aeroportit, akt çnjerëzor i çetës së qametit

by Java News
09/04/2021 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuese politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kryebashkiakun Rakip Suli, ka zhvilluar sot një takim masiv me distance me banorë të Qendër-Kamzës, me të cilët ka ndarë vizionin e Partisë Socialiste për Kamzën dhe Shqipërinë.

Përpara banorëve të zonës, Spiropali hodhi akuza ndaj opozitës si shkaktare të bllokimit të aeroportit të rinasit, pengimit të lëvizjeve të qytetarëve dhe mbërritjes së vaksinave, duke i quajtur ata një çet të organizuar që nuk duan t’ia dinë për shëndetin e njerëzve por vetëm për karriget dhe pushtetin e tyre.

“Shikoni kë keni përballë! Kanë tre ditë që bllokojnë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Janë një çet e organizuar që nuk duan tja dinë as për njerëzit që duan të shkojnë jashtë për kurim, as për ata që vinë, as për ata që udhëtojnë, as për sigurinë kombëtare, se për ta më e rëndësishme është karrigja e tyre, është pushteti. Ata luftojnë për karrige. Ata nuk luftojnë për njerëzit. Imagjinoni të mos ishte Edi Rama kryeministër i këtij vendi i cili iu gjend njerëzve pranë me ndihma të gjithë bashkive në Shqipëri. Sot në Kamëz dhe në gjithë Shqipërinë janë vaksinuar mbi 210,000 shqiptarë, dhe do të vaksionehen 500 mijë shqiptarë deri në fund të qershorit. Vetëm tani para një ore kanë mbërritur 100 mijë doza të reja që ata i penguan dje të vinin në rinas, se për ta jeta e njerëzve nuk vlen. Për ta shëndeti i njerëzve s’ka rëndësi. Për ta të rrojë Luli, të rrojë Mona, të rrojë Iliri, të rrojë Fatmiri, të rrojë Shpëtimi, të rrojë Vangjeli, që janë në listë pa të tjerët le të vdesin. Jo, nuk do vdesim. Por ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.” – deklaroi Spiropali.

Ministrja Spiropali ka shpjeguar gjithashtu arsyet se përse Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe se 25 Prilli është një ndeshje e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve, fitoren e betejës me pandeminë dhe rimëkëmbjen e vendit.

“Nuk kemi patur dy mandate. Kemi patur një mandat dhe një mandat lufte dhe beteje. Me ata që braktisën kuvendin e Shqipërisë, braktisën zgjedhjet, goditën institucionet me molotov, me armë, me zjarrë, me gurë e me çfarë mund të gjenin e kur njerëzit që punonin në bashkinë e Kamzës i përdornin si mish për top për të goditur me gurë institucionet.” – u shpreh ministrja Spiropali.

Spiropali bëri dhe një bilancë të punëve të bashkisë Kamëz përgjatë 1 viti e gjysëm mandat duke folur për vizion politik për ta transformuar infrastrukturën mësimore të Kamzës në më të mirën në Republik.

“Në një vit e gjysëm kemi dëshmuar që punojmë me njerëzit dhe për njerëzit. Ata i kanë dhënë një emër të keq politikës. Por, politika nuk është e të keqes, politika është e të mirës. Politika është të kesh vizion të bësh një kopësht, një çerdhe të bukur, siç është ai në Paskuqan, siç është “Niko Hoxha” në Valias, siç janë kopshtet dhe shkollat që po ndërtohen në Kamëz, plotë 23 të tilla. Kamza do të ketë infrastrukturën mësimore më të mirë në Republikën e Shqipërisë.” – u shpreh Spiropali.

g.kosovari
Next Post
Koronavirusi ‘thyen barrierat’ e NATO-s/ Infektohet një anëtar i stafit në Bruksel

Bllokimi i Rinasit dhe “ndikimi” në stërvitjen “Defender Europe 21”/ Reagon NATO: Po ndjekim zhvillimin e ngjarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In