• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e Trump si halli atyre që u kërcasin zorrët

by Dritan Hila
07/11/2024 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

E gjithë përpjekja për të gjetur arsyen e humbjes së Kamala Harris, mund të përmblidhen vetëm në një: Gërryerja e zorrëve të barkut të miletit dhe shurdhëria e veshëve të shtetit për ta dëgjuar atë.

Gjithë arsyet e tjera janë sekondare: Emigrantët, LGBTQ-të, proceset e Trump-it, të gjitha do të ishin falur nëse do të ecte mirë ekonomia. Njerëzit janë pragmatistë dhe nëse ekonomia do të ecte mbroth, askujt nuk do t’i prishej gjumi pse Trump-i shkonte në burg, çfarë bën dikush me bythën e vet apo sa meksikanë kanë kapërcyer gardhin në El Paso. Dhe pastaj kur kërcasin zorrët dhe veshët e qeverisë janë shurdh, plas revolta dhe nuk do t’ia dish se kush vjen pas. Madje arroganca e qeverisësve ka shpërthyer revolucionet më të njohura në histori: Ai amerikan për shkak se britanikët vendosën një takse për çajin dhe u treguar intransigjentë me kërkesën për rishikimin e saj, duke e çuar Bostonin në revoltë megjithëse në ato kohë ishte qyteti më i pasur i perandorisë e me bibliotekën më të madhe. Kur plasi revolucioni francez, Parisi ishte qyteti më i ndritur i botës, por arroganca e Mari Antuanetës çoi tek armët. San Peterburgu ishte qyteti më i pasur i Rusisë dhe rusët kurrë nuk kishin qenë më mirë dhe me më shumë liri se në vitin 1917, por mospërfillja e carit dhe careshës, vaniteti i tyre, thashethemet për një prift që drejtonte nga krevatet e konteshave vendin, çoi në revolucionin e tetorit.

Demokratët amerikanë jo vetëm që ishin të çorientuar, por tashmë janë një kastë hermetike. Kamala mund edhe mos kishte humbur nëse Biden nuk do kishte ligësinë ta tirrte deri në limite dorëheqjen, nëse do kishte një garë në primare, nëse do kishin caktuar objektiva dhe qenë më veshhapur me elektoratin, nëse…nëse….nëse do ishin më empatikë me njerëzit. Nuk ia del dot zhurma e propagandës të mbulojë kërcitjen e zorrëve.

Problemi i madh i masës dërmuese të njerëzve sot nuk janë të drejtat e LGPTQ-ve, por pensionet; pagat; polarizimi i shoqërisë ku të pasurit po bëhen gjithmonë e më të pasur dhe përdorin shtetin si taksambledhës për bizneset e tyre; shërbimi shëndetësor i cili që pas kovidit nuk po mundet të marrë veten; emigracioni që në vend se të jetë krah pune është barrë për kujdesin social dhe element për kriminalitetin. Një pjesë e tyre janë të prekshme edhe në Shqipëri.

Fitorja e Trump-it do të jetë një kthesë me jehonë të gjatë në politikën amerikane. Nuk është e thënë të reflektohet në Evropë. Ama nëse nuk do nxirren mësime, nuk do jetë çudi që Evropa ta përjetojë akoma më keq dhe me elementë të papërgjegjshëm ndryshimin.

Next Post
Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, Pampuri: Më e ndyra që mund të ketë ndodhur pas asaj të vitit 2008

Nuk dorëzohet Lulzim Basha! Deputetja: Vulën e PD do ta kërkojmë deri në Strasburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In