• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e PS me 83 mandate, ambasadori i BE: Shqipëria ka një mazhorancë të qartë! Tani të vijojnë reformat

by A R
19/05/2025 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i ftuar në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, foli për zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne mbështetemi në vlerësimin që bën OSBE/ODIHR sepse ata janë ekspertët. Pjesa administrative ishte aspekt që meriton lëvdata, por raporti është edhe kritik: flet për pabarazi, përdorimin e gjerë të burimeve administrative, flet për presione ndaj zgjedhësve”, tha Gonzato.

Më tej, ambasadori i BE-së theksoi se tashmë “Shqipëria ka një mazhorancë të qartë dhe duhet të vijojë me reformat dhe duhet të trajtojë të gjitha rekomandimet e ODIHR-it me një reformë zgjedhore”.

Kur u pyet nëse ka shqetësim në Bashkimin Europian për faktin që vendin tonë do e drejtojë një mazhorancë kaq e madhe, Gonzato u përgjigj: “Nuk më takon mua të bëj komente, por me këtë mandat të fortë, qeveria duhet të zbatojë ato reforma për të cilat është angazhuar dhe nuk ka kujt t’ia hedhë fajin. Përshpejtimi i këtyre reformave është i rëndësishëm, por kjo nuk duhet të ecë në kurriz të transparencës apo gjithëpërfshirjes. Të gjithë duhet të kenë mundësinë të japin këndvështrimet e tyre për mënyrën se si zbatohen standardet e BE-së”.

“Shqipëria është angazhuar tërësisht që të bëhet anëtar i BE-së dhe që të bëhesh duhet të respektosh disa vlera e parime. Unë do të flas kur të mendoj që disa reforma nuk po ecin siç duhet. Këtë votë e shoh edhe si mesazh që shqiptarët duan të integrohen në BE”, shtoi Gonzato.

Sipas tij, “Bashkimi Europian e sheh rezultatin e zgjedhjeve si diçka pozitive, si sinjal që neve na duhet të mbajmë premtimet tona kundrejt Shqipërisë”.

Next Post
Grabitja spektakolare: Morën 3 milionë euro dhe dogjën autoblindat, 11 të arrestuar në Itali

Grabitja spektakolare: Morën 3 milionë euro dhe dogjën autoblindat, 11 të arrestuar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po i kërkohet Kuvendit të zëvendësojë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po i kërkohet Kuvendit të zëvendësojë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

March 9, 2026

LIVE! PS zbulon raportin për Ballukun, mblidhet Grupi Parlamentar

March 9, 2026
Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In