• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitorja e parë e Veliajt dhe kantieri politik që hapi Kushtetuesja

by Ylli Pata
09/10/2025 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese praktikisht i tha “JO” shkarkimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Tiranës, thjeshtë se nuk është paraqitur në punë. 

Shpallja do të ndodhë më 31 tetor, kur ndërrohet edhe ora, porn ë vija të trasha do të vërë një precedent, të rëndësishëm. Që realisht është një fitore për Erion Veliajn, të burgosur e të bllokuar në një regjim të rreptë izolimi. 

Një vendim që vjen edhe si një “hakmarrje” kushtetuese për dy precedentët që fitoren e siguruan “postmortem”, pasi ishin zgjedhur pasuesit. Përkatësisht Kryeprokurorët e Republikës Arben Rakipi dhe Theodhori Sollaku, shkarkimet e të cilëve u konsideruen antikushtetuese, por që nuk u konkretizuan. 

Erion Veliaj sot është kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi i tillë është zgjedhur nga vota e shumicës së qytetarëve me të drejtë vote. Një zyrtar i zgjedhur, nuk është një burokrat që mund t’i vësh kamera për të parë a vjen në 8 e ikën në 4. Gjë që në administratën e sotme është një hipokizi, pasi nëse titullarit apo titullares i shkrep që njerëzit të rrijnë në punë deri në 10 të natës, kjo ndodh ditë për ditë, edhe të shtunë e të dielë, edhe pse është shpelje me të dyja këmbët e ligjeve të Republikës. 

Veliaj, ka vënë nëpërmjet një nisme ligjore, një të drejtë që Kushtetuta ja jep një të zgjedhuri por që mund ta heq për arsye “pragmatike” një drejtues politik për të zgjidhur një çështje qoftë edhe për të mirën e qytetit. 

Kushtetuta është e para! Ky është vendimi që i ka dhënë Erion Veliajt pas tetë muajsh burgosje një fitore reale politike. E sipas gjasave pritet dhe është normale një qëndrim publik i tij për këtë verdikt. i cili ka frenuar më në fund revanin se mund të buburrosh në nene nëse do të gjesh një zgjidhje, që nuk ka lidhje. Që do të thotë Erion Veliaj nuk shkarkohet dot.  

Por kjo nuk do të thotë se drejtimi i bashkisë mund të mos ketë zgjidhje. Në shumë vende të botës kemi raste të delegimit të një zyrtari të qeverisë kur ka ndodhur një rast i ngjashëm. Në Itali ka ndodhur shpesh, por natyrisht janë juristët ata që duhet ta bëjnë debatin në këtë aspekt. 

Ama politikisht, kjo fitore e Erion Veliajt në gjykatë, hap një kantier të ri për Tiranën. i cili nuk ka përs t jetë as i rastësishëm e as i beftë, por i menduar me logjikën e re që po hap dhe kushtetuese. Që Tirana nuk është një mësimorë për të shtruar makinën e radhës, por një kantier politik dhe idesh për të ngritur identitetin e së ardhmes së vendit. 

Ku nuk mund të bëjnë betejë zgjedhjet rastësore të një establishment, por idetë e një projekti të menduar që në radhë të parë është politik. A do të ndodhë kështu? Kushtetuesja ka dhënë shumë mundësi… 

 

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Gjykata Kushtetuese, në thelb po gjykon ndërhyrjen e prokurorisë në pushtetin politik në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

February 15, 2026
Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

February 15, 2026
Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

February 15, 2026
Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

February 15, 2026
Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

February 15, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

February 15, 2026
Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

February 15, 2026
Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In