• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fitorja e madhe e Putinit përballë perëndimit

by A R
30/11/2015 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një sondazh të kryer pas sulmeve të Parisit, rezultoi se 49 % e qytetarëve italianë vlerësojnë mënyrën e veprimit të presidentit rus Putin ndërkohë që vetëm 32 % mbështesin Amerikën.

Sondazhi është shumë domethënës pasi italianët prej kohësh njihen si filo­amerikanë. Madje në mediat italiane janë një mori gazetarësh, opinionistësh dhe editorialistësh që mbështesin SHBA­në dhe sulmojnë Rusinë. Putin vlerësohet nga italianët për vendosmërinë e tij dhe efikasitetin në luftën kundër ISIS duke u përballur me terrorizmin pavarësisht se mund të ketë një kosto shumë të lartë.

Obama është “ndëshkuar” për mënyrën se si po përballet me ekstremizmin islamik dhe faktin se shkaktuan një çorbë të vërtetë në Libi së bashku me Francën dhe Britaninë e Madhe.

Kjo do të thotë se pavarësisht se çfarë tentojnë të imponojnë komentuesit politikë, qytetarët kanë krijuar tashmë mendimin e tyre.

Takimi me Hollande

Por fitorja e Putin nuk është thjesht çështje imazhi: është mbi të gjitha politike dhe diplomatike.

Kjo konfirmohet edhe nga takimi i fundit me presidentin Francois Hollande në Moskë. Formalisht takimi ishte për marrëveshjen për koordinimin e sulmeve ndaj ISIS, por në fakt ishte një takim për të kërkuar mbështetjen e Francës në OKB dhe NATO. Atentatet e Parisit e bindën Francën se Rusia është krahu i duhur për t’u rreshtuar.

Në konferencën e përbashkët shumë perëndimore do jenë tërbuar kur Putin deklaroi se “ata që aplikojnë standarde të dyfishta për terrorizmin, do të ishte më mirë t’i përdornin për të arritur objektivat politikë dhe të luftojnë ekstremizmin pasi janë duke luftuar me zjarrin”.

Kur lideri rus sulmoi në mënyrë direkte Turqinë për rolin e saj në lidhje me ISIS, jo pak shtete u ndjenë në siklet. Hollande nga krahu i tij nuk ka mbrojtur në asnjë moment Turqinë megjithëse shtë aleat në NATO.

Madje ai shkoi më tej duke thënë se shkatërrimi i burimeve të naftës dhe rafinerive të ISIS është thelbësor për shkatërrimin e tyre.

Putin dhe Hollande kanë diskutuar edhe për tema të tjera që si ajo e Ukrainës, OKB­në, koalicionin anti­ISIS dhe tranzicionin politik në Siri. Për herë të parë Hollande deklaroi se objektivi i vetëm është shkatërrimi i ISIS duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me ushtrinë siriane të Assad, një gjë që dukej e pamundur deri pak ditë më parë.

Shah mbretit 

Putin ka dalë më në fund nga hija ku perëndimorët tentuan ta fsunin duke u kthyer në regjizorin kryesor në Lindjen e Mesme.

Ai është lideri i luftës nga ekstremizmit islamik dhe një fuqi globale në gjendje për të zgjidhur kriza ndërkombëtare duke imponuar agjendën politike dhe ushtarake. Në Europë tashmë të gjithë janë të vetëdijshëm se Moska nuk është kundërshtar por aleati kryesor ndaj kërcënimit islamik.

Sigurisht që kjo nuk është ende fitorja e madhe që ëndërron Putin, por është humbja e shumë prej armiqve të tij! /Giampaoli Rossi, “Il Giornale”

Next Post

Nishani në samitin e Klimës: Të angazhuar për arritjen e objektivave në këtë fushë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In