Egnatia është Superkampione e Shqipërisë. Rrogozhinasit triumfuan 2-0 në “Arenën Kombëtare” përballë Kukësit, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit, një trofe që nuk vlen asnjë qindarkë fitim për klubin.
Egnatia si kampione dhe fituese e Kupës, u përballë me Kukësin si finaliste e Kupës sezonin e kaluar, me verilindorët që nuk arritën dot t’i rezistonin “furisë” së rrogozhinasve.
Këta ta fundit e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh në me Ujkën në minutën e 19’ të takimit.
Pjesa e dytë gjithashtu foli për kampionët e Shqipërisë, të cilët shënuan të dytin në minutën e 84’ me Bakayokon, duke “hipotekuar” trofeun.
Kjo është Superkupa e parë për Egnatian, e cila triumfoi në një stadium thuajse bosh, me vetëm 800 tifozë zyrtarë në shkallët e stadiumit, duke mbushur thuajse vetëm 5% të kapacitetit të tij.
REZULTATI:
EGNATIA 2-0 KUKËSI
Ujka 19’, Bakayoko 84’