Kategoria e Parë, zhvilloi këtë të diel, dy ndeshjet e fundit për javën e pestë.
Flamurtari mposhti pastër Apoloninë, me rezultatin 3-1. Ndeshje pa shumë histori, e dominuar nga vlonjatët gjatë gjithë kohës.
Ememe i dha avantazhin kuqezinjve në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, vendasit shënuan edhe dy herë me Oshafin në minutën e 55-të dhe Pjeshkën në minutën e 65-të.
Goli i vetëm për Apoloninë u shënua nga Maksuti në minutën e 85-të. Me këtë sukses, Flamurtari ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, 1 më pak se Besa kryesuese. Ndërkohë Apolonia mban vendin e 10-të në renditje, me 4 pikë.
Në sfidën tjetër, Kukësi mposhti Valbonën me përmbysje, me rezultatin 2-1 në transfertë. Vendasit kaluan në avantazh më Mashin në minutën e 4-t, ndërsa Beshiraj ishte heroi i kuksianëve, me një dopietë të shënuar në pjesën e dytë, në minutat 61 dhe 80.
Me këtë fitore, Kukësi mban vendin e tetë me 6 pikë, ndërsa Valbona renditet e parafundit me 4 pikë.
/a.r