Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu ka festuar të premten rikthimin në elitën e futbollit francez me skuadrën e Metz.
Klubi i mbrojtësit shqiptar fitoi një ndeshje dramatike në minutën e 90 ndaj Red Star, që u fitua nga Metz me rezultatin 1-2 falë golit në minutat e fundit të Nguete, duke siguruar biletën për t’u rikthyer mes ekipeve elitare të futbollit francez.
Kur kanë ngelur edhe 3 javë nga fundi, skuadra e Balliut kryeson me 75 pikë, ndërkohë që diferenca nga vendi i tretë është 11 pikë.










