Skuadra e Skëndërbeut ka arritur të mundë Teutën me rezultatin e ngushtë 0 me 1, në stadiumin Niko Dovana. Me këtë rezultat Skëndërbeu ka mundur të barazojë Partizanin dhe të ngjitet në vend të parë, për shkak të golaverazhit.
Hamdi Salihi ishte dhe protagonisti i fitores së ujqërve të dëborës, me golin e tij. Skënbërbeu nuk e pati të lehtë fitoren pasi luajti me 10 lojtarë, pas largimit me karton të kuq të Bernard Berishës.