Akuzat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, se humbja e Partizanit me rezultatin 5-0 kundër Luftëtarit një javë më parë erdhi si pasojë e basteve të mëdha për të pastruar paratë, i janë përgjigjur me ironi tifozët e skuadrës gjirokastrite.
Luftëtari sot në kampionat vijoi ecurinë e rezultateve pozitive duke mundur edhe kampionët në fuqi, Kukësin, me rezultatin 1-2, dhe kjo ka bërë që tifozët ta përdorin këtë fakt kundër Kryemadhit. Statusi i tifozëve në “facebook”: “Thuaj mami mones po sot kush i pastroj leket”