• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fitoi zgjedhjet në Itali, Meloni e ka në ‘shtrat’ kundërshtarin më të madh politik: Bashkëshorti, i majtë solid

by Java News
26/09/2022 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra e djathtë “Vëllezërit e Italisë” fituan zgjedhjet e përgjithshme në itali. Referuar rezultateve, partia e udhëhequr nga Giorgia Meloni arriti të sigurojë  26% të votave, duke lënë pas rivalin më të afërt Enrico Letta, nga qendra e majtë.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë pritet të jetë kryeministrja e re  duke u bërë kështu gruaja e parë në Itali që merr këtë post.

Gjatë fjalimit para mbështetësve, Meloni deklaroi se do të qeverisë për të gjithë dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit.

Koalicioni i Melonit përfshin partinë ‘Liga” e Matteo Salvini dhe partinë e qendrës së djathtë “Forca Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi  ku së bashku arritën të sigurojnë 44 për qind të votave.

Nga ana tjetër, koalicioni i majtë është votuar në masën 27%. Në këtë mënyrë aleanca do të ketë kontrollin edhe të Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve duke formuar  qeverinë më djathtiste të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Matteo Salvini në konferencën e tij të parë për shtyp pas zgjedhjeve, përgëzoi kryeministren e ardhshme teksa shprehu pakenaqësinë e  tij për rezultatin e partisë së tij, ku siguroi vetëm 9 për qind të votave.

Por kush është rivali i saj më i madh në politikë?

Kundërshtari i saj më i madh në politikë është partneri dhe babai i vajzës së saj të vetme. Partneri i yllit të së djathtës ekstreme italiane ka bindje politike krejt të kundërta nga Meloni.

41-vjeçari Andrea Gianbruno është pro legalizimit të kanabisit, ai është gazetar dhe ka bindje të majta.

Nëse Meloni merr postin e kryeministres në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, atëherë të gjithë sytë do të jenë edhe tek partneri i Melonit. Meloni dhe Gianbruno u takuan për herë të parë në prapaskenat e një emisioni televiziv.

Giabruno ka thënë për mediet italiane se Meloni e ngatërronte atë me një asistent emisioni. Ata i ka bashkuar, siç thotë ajo, emisioni “ Quinta Colonna”.

“Nuk e di, sytë tanë u takuan për herë të parë dhe ndjeva diçka të çuditshme. Që nga ai moment fillova të flirtoja me të”, ka  thënë gazetari për partneren e tij me bindje të djathta.

“Andrea është një baba fantastik, është shumë i përfshirë me vajzën e tij gjashtëvjeçare. Ai kalon një javë në Milano çdo muaj, por kur është këtu (në Romë) pothuajse gjithmonë punon në mbrëmje për të qenë gjatë gjithë kohës pranë vajzës së tij. Njëri ndihmon tjetrin, ne plotësojmë njëri-tjetrin”, thotë Meloni.

Ajo pranon se ka kërkuar mendimin e tij për çështje të ndryshme, por vetëm deri në një pikë.

“Kur jemi bashkë, përpiqem ta lë jashtë politikën, të shkëputem. Nuk është e lehtë sepse edhe ai po i shikon të gjitha diskutimet. Diskutojmë për çiftet e të njëjtit seks, çështje morale, legalizimin e drogave të lehta… Nuk mendojmë njësoj”, ka thënë  Meloni.

Partia e Giorgia Melonit e themeluar në 2012-ën,  e ka prejardhjen nga një lëvizje e pas luftës që u ngrit nga fashistët e diktatorit Benito Musolini./m.j

Next Post
VIDEO/ Trajneri i njohur i futbollit rrihet me ish-gruan e tij në mes të rrugës, përfundojnë në polici

VIDEO/ Trajneri i njohur i futbollit rrihet me ish-gruan e tij në mes të rrugës, përfundojnë në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In