Një vajzë 27-vjeçare në Itali është refuzuar në testin final të konkursit për të hyrë në policinë vendase të Cesenës me pretekstin se “Është shumë e bukur për t’u punësuar”.
Ish-policja, nga Cesena, sot në mëngjes u paraqit para gjykatës civile të Forlit, në seksionin e punës, për të kërkuar që të rikthehej në detyrën e saj si oficere e policisë lokale.
Vitin e kaluar e reja fitoi konkursin për t’u futur në policinë lokale në Komunën e Çesenës, duke përfunduar në vendin e tretë.
Për një vit ajo veshi uniformën e kursantit dhe më në fund bëri intervistën për t’u punësuar përgjithmonë./m.j