Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka zbuluar se kur do të rikthehet në punë, pasi arriti të fitojë betejën me koronavirusin.
Duke folur në një lidhje me “Skype” në emisionin “Opinion”, Brataj tha se ai tashmë është në punë, por nga shtëpia për t’u rikthyer në zyrë do të dalë ose këto dy ditë, ose nga java tjetër.
“Ose këto dy ditë, ose nga java tjetër do të dalë nga shtëpia dhe të rikthehem në punë. Unë kam 24 ditë në izolim”, tha Brataj. /e.s/