Një 29-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim që prej majit të vitit 2015, u arrestua nga policia italiane, pasi akuzohet për favorizim dhe shfrytëzim të miturish për prostitucion.
Sipas mediave italiane, shqiptari ka detyruar me forcë të prostituojë në zonën Capodrise dhe Marcianise, një vajzë rumune.
Ai mësohet se të gjithë paratë që paguanin klientët i merrte për vete. Përgjatë dy vjetëve vetëm nga vajza rumune shqiptari kishte arritur të fitonte 100 mijë euro.
BW/d.i.