• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fitimtari, vetëm unë e bëj Shqipërinë/ Humbësi, më grabitën!

by Lorenc Vangjeli
07/05/2025 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Sfidat e 11 majit janë zgjedhjet më atipike të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri. Rezultati i parë dhe i padiskutueshëm i tyre është që humbësi do të denoncojë “Krimin makabër elektoral, makinerinë gjigante të manipulimit të votës, kryesisht në diasporë dhe përfshirjen e krimit, parave të pista dhe administratës në deformimin e vullnetit të votuesit shqiptar!”. Në fakt janë pak nga të gjitha.

Kodi zgjedhor, absurd dhe i papërshtatshëm, ka denatyruar garën. Shqiptarët kësaj here do të kenë dy kuti votimi, njëra me foton e Ramës që kërkon të bëhet kryeministër për herë të katërt dhe tjetra me atë të Berishës që kërkon të rikthehet për herë të tretë. Pak rëndësi ka çfarë thonë e çfarë bilanci kanë në karrierën e tyre të stërgjatë. Rradhët e miltantëve janë ndarë mes tyre, janë të pandikueshme nga logjika dhe dashurojnë dhe urrejnë me pasion e pa logjikë. Fundja, ata janë dy ofertat e vetme në garë. Dhe ata i kanë dhënë garës portretin e tyre që nuk ka brenda vetëm narcizizëm, makiavelizëm, egoizëm e mungesë empatie, por ka kryesisht llogari të ftohtë për pushtet. Fituesi i merr të gjitha, humbësi humb gjithçka. Pjesa tjetër, pavarësisht retorikës megalomane, janë vetëm garniturë që do të ndikojnë vetëm tek presjet dhjetore të rezultatit.

Gara reale është ajo brenda llojit, tek listat e hapura. Socialistët nën hijen dhe diktatin e fortë të Ramës e menaxhuan dukshëm më mirë këtë histori. Kandidatët e tyre kërkonin votë vetjake në zona qartësisht të përcaktuara dhe pakkush ka guxuar të nxjerrë këmbën nga vija që u kishte vizatuar kryetari i tyre. Në opozitë kjo gjë mungoi dhe të gjithë garojnë me të gjithë dhe i njëjti votues i opozitës, pavarësisht zonës ku ndodhet, ftohet të votojë të njëjtin demokrat. Çka ka sjellë konfuzion, paqartësi dhe përplasje që do të kenë një kosto që pritet të verifikohet kur të firmoset 11 maji.

Gara ishte e pabarabartë që në start, ndërsa socialistët e Ramës, kanë filluar të funksionojnë si një repart elektoral së paku që prej një viti e gjysëm – katër vjet rresht pohon Rama – demokratët janë marrë pothuaj deri në minutën e fundit me sherret e brendshme për të pajtuar rryma e faksione, ambicje individuale dhe llogari egoiste se kush do të qeveriste opozitën dhe jo Shqipërinë. Shto këtu edhe telashet me drejtësinë dhe beteja e pakuptimtë me pushtetin e tretë e figurave kryesore të opozitës, Berisha e Meta dhe kuptohet se starti i garës për të, nisi ndërkohë që socialistët po i afroheshin finishit. Disbalanca në mjete, anësia e administratës shtetërore dhe një lumë parash në dispozicion është e dukshme dhe do të jenë një faktor me ndikim të fortë në rezultat.

Ndryshe nga parashikimi, Rama që e mendonte fushatën të bazuar në dy kolona, reforma në drejtësi dhe non grata amerikane e Berishës, e morri kthesën që në start. Arresti i papritur i Veliajt më shumë dhe rradha e zyrtarëve të tjerë nën hetim më pak, rrezikonte t’ja kthente në bumerang këtë tezë, kurse teza e dytë u sfumua nga një lëvizje e përsosur marketingu e PD-së me sjelljen e srategut amerikan si këshilltar për fushatën. Lidhja e shkurtër mes aktivitetit të tij privat në Tiranë dhe afërsisë me presidentin Trump në Ëashington, e zbehu në maksimum këtë avantazh paraprak të socialistëve. Por si çdo gjë që ekzagjerohet, edhe premtimet dhe pritshmëritë e skajshme për atë që La Civita do të sillte në Tiranë, edhe kjo epërsi e opozitës rrezikon të mbahet shënim po si bumerang me afat: mbas 11 majit, gjithçka do të ketë vlerë relative për individin, por jo për grupin politik.

Vota e diasporës do të jetë i kryqëzuari i madh i zgjedhjeve. Kodi zgjedhor ka lënë hapësira që edhe votimi të jetë familjar, edhe vota të mos jetë e fshehtë; lejon hapësira edhe për mundësinë e shitblerjes së saj. Këto janë mundësi edhe reale, edhe të pandëshkueshme sepse akuza zyrtare në Shqipëri, nuk ka juridiksion të hetojë një krim zgjedhor që ndodh jashtë kufinjve të vendit. Si e tillë, ajo do të jetë një votë e paragjykuar edhe pse do të jetë vendimtare në disa qarqe të vendit.

E fundit, por jo në fund nga rëndësia, është edhe prania e krimit si faktor elektoral. Edhe pse në këto zgjedhje është vënë re një strukje dhe frikë e tij nga stapi i premtuar i SPAK-ut, ky është i vetmi element që mbetet të verifikohet deri në ditën finale.

Mbas zgjedhjeve atipike të 11 majit do të dëgjohen kudo daullet e triumfit të njërës palë dhe vaji me oiii, i palës tjetër. Dhe mos, o zot, edhe me tensionim spiral të Tiranës. E cila dhe njëherë do të ndahet mes dikujt që beson edhe vetë se është zgjidhja e vetme për këtë vend dhe dikë tjetër që do të thotë sinqerisht se beteja sapo ka filluar.

Next Post
Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 44 kallëzime në total, 2 i kalojnë për kompetencë SPAK

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 44 kallëzime në total, 2 i kalojnë për kompetencë SPAK

Comments 1

  1. L.Xh says:
    11 months ago

    Shkrim tipik shkruar skuthësisht, me mëndje tek pagesa e rradhës, me një dorë në revani dhe dorën tjetër në bakllava, me shprehjen e thënë qysh në fundin e paragrafit të parë në mbrojtie të opozitës, :” Krimin makabër elektoral, makinerinë gjigante të manipulimit të votës, kryesisht në diasporë dhe përfshirjen e krimit, parave të pista dhe administratës në deformimin e vullnetit të votuesit shqiptar!”. Në fakt janë pak nga të gjitha.”
    Qysh këtu, duket “njeaneshmeria” e shkronjësit të ketijë artikulli.
    Fut e ngjesh.
    Mendoj që është një vetëdiskreditim i autorit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In