• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fitimet e bankave bien me 39% këtë 6 mujor

by Java News
05/08/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi bankar ka parë rënie të ndjeshme të fitimeve në 6 muajt e parë të këtij viti, në raport me janar-qershorin e një viti më parë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi i bankave ishte 5 miliardë lekë për 6-mujorin, duke rënë me 39% me bazë vjetore. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bankat kishin fituar 8 miliardë lekë.

Dy janë arsyet kryesore që kanë sjellë këtë rënie të fitimeve. Së pari, të ardhurat neto nga interesi kanë shënuar një rënie të lehtë prej 2.1%. Bankat ia kanë dalë të ulin shpenzimet për interesat, që u paguajnë depozituesve me 23.4%, ndërsa të ardhurat nga interesat, që bankat u marrin kreditorëve, janë ulur me 7.2%.

Së dyti, dhe që ka dhënë ndikimin më të lartë, është rritja e shpenzimeve për provigjione, me rreth 56%.

Gjithsesi, në 3-mujorin e dytë, bankat kanë arritur të mbajnë nën kontroll humbjet, ndërsa në 3-mujorin e parë fitimi i sistemit kishte shënuar një rënie të ndjeshme me 75%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar, fitimi i sistemit bankar, sipas standardeve lokale, shënoi një rritje të ndjeshme, kryesisht si rrjedhojë e diferencave në maturitetin e interesave të depozitave e kredive (interesat e depozitave u ulën më shpejt pasi ishin më afatshkurtër, në raport me të kredive). Por, gjysma e parë e 2016-s po e vë seriozisht sistemin përballë sfidës së normave të ulëta të interesit, çka pritet t’i bëjë bankat më të kujdesshme në sjelljen e tyre.

Norma bazë e interesit ka zbritur këtë vit në një nivel rekord të ri duke i çuar prej 1.25%, në një sinjal se bankat duhet të reduktojnë më tej koston e parasë, në mënyrë që të nxitet kreditimi.

Ndërkohë, kreditimi, ndonëse është gjallëruar muajt e fundit, sërish është rritur zero me bazë vjetore, sipas të dhënave të fundit të qershorit.

Të gjendur përballë “mbylljes” së rubinetave të investimit (interesat e euros janë tashmë negative dhe të lekut shumë të ulëta) dhe sinjaleve për një vazhdim të politikës lehtësuese monetare, bankierët kanë pohuar më parë për “Monitor” se kjo nuk do t’i nxisë të japin kredi, për sa kohë që mjedisi mbështetës nuk do jetë pozitiv. Po si do të reagojnë ata. Disa janë alternativat e parashtruara. Së pari, ata do të vazhdojnë të dekurajojnë depozitat e reja, duke ofruar normë të ulët kthimi. Sidomos bankat e mëdha mund ta përballojnë një lëvizje të tillë. Së dyti, nuk është çudi, që në kërkim të normave të kthimit më të larta, bankat të tentojnë rritjen e normave të interesit të kredive.tabela

Next Post

Argumentat e shkencës... Pse njerëzit janë më të lumtur në verë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In