• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fitim Zekthi: Analiza e degradimit të PD-së; lufta bolshevike me tulla e leva nuk ka ndodhur as në Burkina Faso

by E S
28/06/2025 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një makinë e prishur në semafor që ndalon qarkullimin”, kështu e përshkruan analisti Fitim Zekthi, Partinë Demokratike të pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Në një intervistë për TemA, Zekthi analizon zhvillimet brenda PD-së, duke theksuar ndër të tjera se Partia Demokratike ka devijuar thellësisht nga vlerat që pretendoi të mishëronte në fillesat e saj. Sipas tij, PD sot është e mbërthyer nga një frymë konspiracioniste që pasqyron një krizë të thellë identitare dhe intelektuale.

Goditja fatale e partisë, sipas Zekthit, ndodhi në periudhën 2008–2009, me ndryshimet kushtetuese, por edhe alencën me LSI-në e Ilir Metës. Ai e cilëson si degradim institucional dhe korruptim të elitave, faktorë të cilët sipas tij, e deformuan misionin fillestar të PD-së. Ai analizon rrugën përmes së cilës PD përfundoi në këtë krizë, duke e përcaktuar atë si rezultat të një procesi të gjatë, ku një elitë e pandryshuar me mendësi bolshevike, e trashëguar që nga fillesat e pluralizmit, mbeti në drejtim të partisë, pa reflektim apo ndryshim të brendshëm.

Momenti i “non-gratës” për Sali Berishën, sipas Zekthit, nuk solli ndarje për arsye morale apo ideologjike, por zbuloi betejën e fshehtë mes dy kampeve brenda po së njëjtës elitë të kalbur.

Historia e përplasjes me leva dhe tulla brenda PD-së, që ai e quan qesharake dhe të pashembullt edhe për vende si Burkina Faso, tregon degradimin e skajshëm të kulturës politike shqiptare. PD nuk është më e refuzuar nga shoqëria vetëm për shkak të individëve, por për shkak të tre tipareve që e bëjnë të papranueshme: mbyllja ndaj alternativave të reja, mospranimi i përgjegjësisë për të shkuarën dhe bashkëjetesa me një pushtet ekonomik e mediatik të përbashkët me rivalët e saj nominalë.

Në këtë realitet, media, krimi i organizuar dhe shoqëria civile shfaqen jo si faktorë kontrolli apo korrigjues, por si bashkëaktorë të kësaj marrëveshjeje të heshtur pushteti. Zekthi ngre pyetje serioze mbi rolin e intelektualëve dhe mbi arsyet pse një aleancë kaq e korruptuar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës është pranuar gjerësisht si “normalitet politik”. Ai e përfundon me paralelen tronditëse: në asnjë vend të botës nuk ka një lider si Berisha me një karrierë kaq të gjatë e autoritare, përveç Kamerunit dhe Eritresë — një krahasim që fton për reflektim të thellë mbi mungesën e përballjes me të vërtetën që prej lindjes së PD-së.

Next Post
Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In