• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fiter Bajrami, kryebashkiaku shpërndan ushqime për familjet në Farkë

by Ardit Rada
23/05/2020 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj: “Gëzuar Fiter Bajramin, mirënjohës Komunitetit Mysliman solidaritetin e treguar gjatë muajit të Ramazanit”

Me rastin e Fiter Bajramit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau ndihma në ushqime për familjet besimtare në Farkë. Edhe pse për shkak të pandemisë, këtë vit do të mungojë falja në shesh, Bashkia e Tiranës është kujdesur që kjo festë të festohet në të gjitha familjet e kryeqytetit. Teksa vizitoi familjet e Rushit Ferhatit, Fuat Hafuzit, Flor Kolës dhe Asllan Ferhatit, Veliaj përcolli një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Uroj të gjithë besimtarët që Zoti t’ua pranojë sakrificën. Gëzuar festën e Bajramit dhe dhëntë Zoti që vitin tjetër edhe adetet, faljen iftarët t’i bëjmë siç duhet”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë falenderoi të gjithë drejtuesit fetarë. “Faleminderit të gjithë imamëve dhe atyre që Zoti i ka thirrur për të shërbyer. Në fakt, Zoti na ka thirrur të gjithëve të shërbejmë. Pyetja është ku? Dikë e ka thirrur të shërbejë në xhami, një tjetër në bashki, një tjetër në spital ose të ruajë rendin si polic, dikë tjetër në ushtri apo si shofer autobusi. Pra, secili prej nesh është thirrur të shërbejë diku. E nëse secilën prej punëve tona e shohim si një shërbesë ndaj Zotit, puna bëhet perfekt”, u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi ndihmën që komuniteti mysliman dha këtë periudhë të pandemisë për respektimin e distancës sociale dhe solidaritetin e madh të treguar me njerëzit në nevojë. “U jam mirënjohës të gjithë vëllezërve dhe motrave që drejtojnë komunitetin mysliman. Kanë drejtuar ndoshta muajin më të jashtëzakonshëm dhe më të çuditshëm të Ramazanit, në një kohë kur është dashur të ruajmë distancën, të mbyllen faljet në xhami. E kanë bërë këtë me kaq shumë dinjitet dhe fisnikëri, pa e humbur misionin, se shërbesa dhe solidariteti me njëri-tjetrin, janë realisht shpirti i kësaj sakrifice”, theksoi Veliaj.

Imami i zonës, Hoxhë Rushiti i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut për vëmendjen e treguar ndaj Komunitetit Mysliman. “Jemi të kënaqur sepse e kurorëzuam me sukses këtë muaj të shenjtë. Dashtë Zoti fuqiplotë të na e ketë pranuar! Ramazan do të thotë që të mos përgojosh njeri, të mos shpifësh, të mos ngatërrosh, të mos gënjesh. Këto janë arsyet kryesore që e bëjnë njeriun njeri. Mirënjohje dhe respekt shumë për kryetarin, i cili gjeti kohë të na urojë muajin e madhërishëm të Ramazanit”, u shpreh ai.

Më herët, kreu i Bashkisë Erion Veliaj inspektoi edhe palestrën e re në Farkë, e cila plotëson të gjitha standardet për zhvillimin e ndeshjeve të volejbollit apo basketbollit, ndërkohë që mund të përdoret edhe nga komuniteti i zonës.

Next Post
FOTO/ Kjo është Nevila Selmani, infermierja shqiptare që po mahnit shëndetësinë britanike

FOTO/ Kjo është Nevila Selmani, infermierja shqiptare që po mahnit shëndetësinë britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In