• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firoja dramatike e votave për “Bashkë Humbasim”

by Eduard Zaloshnja
27/09/2023 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Humbja dramatike të djelën e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kukës na sjell edhe një herë në vemëndje firon dramatike që pësoi ky koalicion më 14 maj. Pothuaj 230 mijë vota më pak morën kandidatët për kryebashkiakë të këtij koalicioni, krahasuar me votat që morën PD-An+LSI në prill 2021. Në total, ata morën pothuaj 1/3 më pak vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh (shihni tabelën shoqëruese)!

Ndër bashkitë ku firoja ishte më shumë se përgjysëm, kryesojnë Tepelena (me firo 78%), Poliçani (me firo 73%), Fieri (me firo 68%), Dibra (me firo 61%), Patosi (me firo 57%) dhe Pogradeci (me firo 51%).

Ndër bashkitë tradicionalisht të djathta ku firoja ishte më e madhe, kryesojnë Kamza (me firo 45%), Kukësi (me firo 44%), Shkodra (me firo 40%), Kurbini (me firo 35%), Bulqiza (me firo 30%) dhe Tropoja (me firo 27%).

Në kryeqytet, kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 70 mijë (ose 41%) më pak vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e Bashkisë Tiranë.

Në 13 bashki të vogla, kandidatët e “Bashkë Fitojmë” morën më shumë vota se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e këtyre bashkive, por vetëm në 6 fituan. Rast i veçantë është bashkia Himarë, ku Beleri mori 91% vota më shumë se sa kishin marrë PD-An+LSI para dy vjetësh në territorin e kësaj bashkie (me ndihmë e autobuzëve nga Greqia), por sidoqoftë mezi e fitoi garën me një grusht votash epërsi ndaj kandidatit socialist.
Analiza e mësipërme statistikore na sugjeron që koalicionin “Bashkë Fitojmë” ta quajmë tash e tutje “Bashkë Humbasim”…

Next Post
Një kinez, një bankier dhe një shofer…

Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In