• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Firmosi për policinë dhe u largua… Kush është Fatjon Murati? Prokuroria sekuestron pronat e tij dhe të familjarëve

by A R
13/03/2023 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lokali ku ndodhi masakra me 1 të vrarë e 5 të plagosur në “Don Bosko” në kryeqytet është në pronësi të Fatjon Muratit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Fatjon Murati është me masë sigurie arrest shtëpie, por ai nuk gjendet nga policia në shtëpinë e tij.

Sot, raportohet se Prokuroria ka kërkaur sekuestrimin e të gjitha pronave të tij.

Pikërisht ditën e djeshme është bërë dhe kontrolli i prezencës së tij në banesë nga oficerët e policisë. Fatjon Murati ka firmosur deklaratën që ndodhej në shtëpi. Por më pas, ai është larguar.

Sipas gazetarit të Klan News Besar Bajraktari, Murati mendohet të jetë arratisur drejt Kosovës. Prej këtej, hetuesit kanë dyshime se ai është larguar drejt Turqisë.

Por kush është Fatjon Murati? Ai u ndalua për herë të fundit nga policia mbrëmjen e 8 Tetorit 2022 në kryeqytet.

Ai u konstatua brenda një makine luksoze në Tiranë që u ndalua për kontroll. Së bashku me të në makinë ishte edhe Endrit Dokle. Fation Murati në atë kohë ka qenë në kërkim dhe ishte pikërisht një informacion i policisë se ky person po qarkullonte në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Fation Murati ishte i shpallur në kërkim pasi gjurmë e gishtit të tij është gjetur në një send gjatë kontrollit të banesës së Kristin Gjinit në 12 Korrik 2022 ku u sekuestruan një arsenal armësh. Murati ka mohuar para hetuesive që të ketë njohje me Gjinin dhe se nuk ka lidhje më arsenalin e armëve. Ndërsa për shenjën e gishtit ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Mbrëmjen e 8 Tetorit Murati u shoqërua në polici së bashku më Endrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Reçi. Dokle dhe Reçi u lanë të lirë nga policia pasi nuk u konstatuan sende të paligjshme në automjet dhe nuk kishte arsye për tu ndaluar.

Para këtij momenti, Fatjon Murati ishte paraqitur në Policinë e Krujës së bashku me Gentin Rerçin ku dhanë sqarime për masakrën e 3-fishtë tek mbikalimi i Fushë-Krujës ku humbën jetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ata mohuan që të kenë lidhje me këtë ngjarje dhe pas dhënies së deklarimeve u larguan.

Në atentatin e 12 Marsit 2023, në lokalin e Fatjon Muratit u vra banakierja Mimoza Paja 58 vjeç dhe u plagosën 5 persona të tjerë  Sahit Murati 50 vjeç (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç.

***

Sekuestrimi i pronave nga Prokuroria:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive për shtetasin Fatjin Muratit dhe familjarët e tij për përfshirje në veprimtari kriminale, për vepra penale të cilat gjenerojnë të ardhura të paligjshme (lëndë narkotike).

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.02.2018, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.2600 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Më datë 21.03.2018 nga ana e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë referuar materialet e para hetimore për shtetasit F. M, Q.A, N.V. K.P., dhe V.K. si pjesë e një organizate kriminale, ku një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Kjo organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi F.M rezulton i kërkuar në nivel kombëtar për:

Më datë 31.10.2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos;

Më datë 07.11.2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Më datë 26.04.2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe

Më datë 26.07.2017 në përfundim të aktivitetit të quajtur “Cosmopolis” në kuadër të procedimit penal pranë autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Shtetasi Q. A. rezulton momentalisht i kërkuar në nivel kombëtar për:

Masa e lëshuar më datë 26.04.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Venecias për pjesëmarrje në krime e finalizuar në trafikim të lëndëve narkotike dhe vepra kundër pasurisë;
Masa e lëshuar më datë 07.05.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Veronas për pjesëmarrje në krime; dhe
Masa e lëshuar më datë 01.07.2016 lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Trevizos për pranim të mallrave të vjedhur, posedim abuziv të arnmëve dhe lëndëve narkotike, ku kishte për të shlyer dënimin me 3 vjet, 10 muaj e 17 ditë.

Nga verifikimet financiare që janë bërë nga shërbimet policore paraprakisht për shtetasit e lartpërmendur, rezulton se në emër të tyre dhe familjarëve të tyre ka pasuri të luatjshme dhe të paluajtshme, origjina, burimi i krijimit të aseteve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të krijuara prej tyre.

Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, arrijmë në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M. dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.

Këto pasuri të luajtshme/të paluajtshme janë në zotërim të drejtpërdrejtë të subjektit hetimor F.M. si dhe familjarëve të tij M.M. (nëna) Y.M, (vëllai).
Sa më sipër, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të K.Pr.Penale,

KËRKOJMË:

I.Sekuestrimin e pasurive te paluajtshme:

-Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
-Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
-Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
-Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.

Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:

– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
– Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në mer të shtetasit Y. M.

/a.r

Next Post
Ish-ministri i Shëndetësisë: Rama po na provokon me maskat! Ato janë burim infeksioni

Nard Ndoka, ironi me PD-në: Do të dalë më e fortë, se ditën ka Berishën e natën Alibashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

December 23, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

December 23, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

“Protesta” për të mbrojtur pushtetin brenda opozitës

December 23, 2025
Dorëheqja e Gjekmarkaj/ Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve

December 23, 2025
Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD para Kryeministrisë/Analisti: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

December 23, 2025
Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

December 23, 2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

December 23, 2025
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Këto shenja të horoskopit do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

December 23, 2025
Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com