• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmoset marrëveshja me Italinë, 10 shqiptarë mund të trajtohen çdo vit në Bari

by A R
26/02/2020 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për forcimin e ndërveprimit në fushën e shërbimit shëndetësor, duke përfshirë edhe trajtimin falas të rasteve të vështira të pacientëve shqiptarë në spitalin universitar të Barit.

“Jam shumë e kënaqur që konkretizojmë një bashkëpunim të gjatë mes dy spitaleve universitare, Poliklinikës së Barit dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përpos të gjithë projekteve që konkretizohen dhe formalizohen në këtë marrëveshje bashkëpunimi, do të jenë gjithashtu 10 raste pacientë shqiptarë, të cilët konsiderohen raste të vështira dhe që kërkojnë një mbështetje më të specializuar, që do të trajtohen në Itali” tha Manastirliu pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Duke theksuar se kjo marrëveshje do të shërbejë për të rritur eksperiencën e ekipeve tona, Manastirliu tha se shkëmbimi I përvojave mes ekspertëve është shumë i rëndësishëm për të zhvilluar mjekësinë e dy vendeve tona. Ndërsa drejtori i Poliklinikës së Barit, z. Giovani Migliore u shpreh se konkretizohet sot një bashkëpunim i gjatë mes dy vendeve tona.

“Doja të falenderoja Republikën e Shqipërisë dhe ministren Manastirliu për mundësinë e madhe që i ofroi Rajonit të Puglias. Raportet tona janë intensive, të hershme, miqësore, bashkëpunuese dhe profesionale. Kjo marrëveshje merr jetë pas shumë bashkëpunimes të kryera ndër vite dhe që kanë sjellë një rritje reciproke të dy komuniteteve”, u shpreh z. Migliore.

Protokolli mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Konsorciumi “POLICLINICO” në Spitalin Universitar të Barit parashikon që palët krijojnë Komitetin e Bashkëpunimit Shëndetësor Ndërkombëtar. Komiteti drejton dhe mbikëqyr të gjitha operacionet në lidhje me këtë protokoll, duke raportuar në mënyrë periodike palëve. Kjo marrëveshje konkretizohet edhe për projekte të rëndësishme që janë mbështetur nga INTEREG, siç është dhe projekti i telekardiologjisë. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe Poliklinika e Barit do të jenë së bashku në këtë bashkëpunim për të realizuar një pilotim të rrjetit të telekardiologjisë në Shqipëri, por gjithashtu dhe për të zhvilluar shëndetësinë elektronike dhe atë digjitale.

/a.r

Next Post
Koronavirus/ Bilanci i të vdekurve shkon në 1665 në Kinë. Këtë fundjavë plot 2009 raste të reja

Përhapja e COVID-19, shënohet viktima e parë në Francë, një 55-vjeçar në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In