• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmoset marrëveshja me BE për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Balluku: Përfundon në 2028

by A R
08/04/2025 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, gjatë vizitës në Shqipëri të zv/Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës së Korridorit VIII, në segmentin Durrës–Rrogozhinë.

Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe përfaqësuesit e Bankës Europiane për Investim, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhor në vend.

“Ky projekt është një gur kilometrik për Shqipërinë dhe një pjesë e rëndësishme e puzzle-it të madh të transportit hekurudhor europian”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku.

Ajo shtoi se ky investim jo vetëm që ofron efikasitet financiar për qytetarët, por është gjithashtu një alternativë miqësore për mjedisin. Më tej Balluku informoi se hekurudha Tiranë–Durrës pritet të dorëzohet brenda vitit 2025, ndërsa në vitin 2026 do të përfundojë elektrifikimi dhe do të krijohet stoku i trenave për operim.

Ndërkohë, në vitin 2025 pritet të nisë ndërtimi i një tjetër segmenti kyç hekurudhor, ai Vorë–Hani i Hotit, i cili do të forcojë ndërlidhjen rajonale dhe pritet të përfundojë në vitin 2029.

Balluku bëri me dije më tej se gjatë këtij viti do të prezantohet edhe projekti i hekurudhës kombëtare Shqipëri–Kosovë, me stacionin kryesor në Shkodër dhe lidhje direkte drejt Gjakovës.

“Në ditët në vazhdim ne do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, një projekt me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Bëhet fjalë për hekurudhën e kombit, e cila do të prezantohet në Shkodër, aty ku do të jetë dhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë”, u shpreh Balluku.

Zv/kryeministrja më tej u ndal te projekti për hekurudhën Durrës–Rrogozhinë, duke thënë se do të jetë gati brenda vitit 2025.

“Ndërtimi i këtij segmenti parashikohet të dorëzohet në vitin 2028, duke u pasuar dhe nga segmenti Rrogozhinë – Pogradec, i cili do të dorëzohet në vitin 2029”, tha Balluku.

Ministrja shprehu falënderime për Bashkimin Europian dhe delegacionin e tij në Tiranë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Next Post
Tarifat e SHBA, “truri” i Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol më!

Tarifat e SHBA, "truri" i Trump përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol më!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In