• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Firmat piramidale / Shpërndahen 58 mln lekët e fundit të Sudes

by A R
17/06/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania rentiere “Sude” vazhdon të prodhojë ende para, megjithëse në shifra të ulëta. Personat që kanë humbur kursimet e tyre në këtë firmë piramidale kanë tërhequr nga kjo kompani 33 milionë lekë të vjetra. Sipas një vendimi që disponon gazeta “Shqip”, mësohet se kanë marrë para 651 persona, ndërsa nuk kanë tërhequr qindra të tjerë, një vlerë që llogaritet në 25 milionë lekë të vjetra. Në vendim thuhet se në vitin 2013, Gjykata e Tiranës ka vendosur çeljen e procedurave të falimentimit për subjektin “Sude” në administrim dhe është caktuar administratore e falimentimit zj. Mimoza Çibuku. Kreditoret e subjektit “Sude” në administrim zgjodhën komitetin e kreditorëve. Në vijimësi u zhvillua mbledhja për verifikim e kreditorëve ku u parashtruan pretendimet e tyre, paraqitja e akteve që i legjitimojnë në cilësinë e kreditorit ndaj subjektit në falimentimin, masën e kredisë dhe u realizua procedura e verifikimit të pretendimeve.

Administratorja e falimentit hartoi tabelën e pretendimeve, nga të cilët 21 kreditore janë kundërshtuar prej saj. Administratorja e falimentimit formoi masën e falimentit për subjektin “Sude”, e cila përbëhet vetëm nga mjete monetare në shumën 5 858 702 lekë. Më datë 02.09.2014 me kërkesë të administratores së falimentimit dhe aprovimin e komitetit të kreditorëve u miratua shpërndarja e masës së falimentimit mes kreditorëve. Kjo shumë ende nuk është tërhequr nga të gjithë kreditorët e përfshirë në procesin e falimentimit (vetëm 651 persona kanë tërhequr vlerën takuese nga masa e falimentimit në një shumë totale prej 3 318 307 lekë). Me kërkesë të administratores së falimentimit u mbajt mbledhja përfundimtare e kreditorëve, në prezencë të komitetit të kreditorëve. Gjatë mbledhjes u kërkua nga administratorja e falimentimit miratimi i shpërblimit të administratores së falimentimit. Nga shqyrtimi i kërkesës së administratorit të falimentimit dhe dokumentacionit bashkangjitur tij rezulton se administratorja e falimentimit e subjektit “Sude” gëzon të drejtën e përfitimit të shpërblimit për punën e kryer gjatë procedurës së falimentimit, e përllogaritur në vlerën 8% mbi masën e falimentimit, e cila rezulton të jetë 5 858 702 lekë. Shpërblimi i administratorit të falimentimit përbëhet nga pagimi i një përqindjeje të shumës së aktivit të grumbulluar sipas këtyre kufijve “7 për qind deri në 8 për qind kur aktivi është mbi 5 000 000 lekë deri në 10 000 000 lekë”. Sa më sipër shpërblimi i administratores së falimentimit i llogaritur 8 % mbi masën e falimentimit (5 858 702 lekë), përfshi dhe TVSH, rezulton në shumën 588 150 lekë.

Firma piramidale “Sude” u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadëna, e cila kishte punuar më parë në fabrikën e këpucëve. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur dy javë para zgjedhjeve u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare ku u regjistruan “Xhaferri” dhe “Populli”. Loja e parë mashtruese e Sudes, e quajtur fitorja është pranuar si iniciativë personale e Xhaferrit. Sudja nuk kishte llogari bankare, prandaj me falimentimin e saj humbën edhe paratë e futura aty. Në momentin e arrestimit, Kadëna ishte duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar. Falimentimi i saj nxiti disa protesta në Tiranë, ku ishte edhe zona e saj e veprimit. (shqip/r.a)

Next Post

Vrasja e deputetes britanike, Bushati: Dhuna e papajtueshme me demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

January 13, 2026
PS mban Berishën në Kuvend/ Çupi: Ngjarje me dyshime, lë shijen se pandëshkueshmëria vazhdon

“Berisha si Ajatollahu, kanë vrarë protestues”, Çupi: PD është grupimi më i dëmshëm që ka parë Shqipëria

January 13, 2026
35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

January 13, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

SHBA shpall degët libaneze, egjiptiane dhe jordaneze të Vëllazërisë Myslimane si organizata terroriste

January 13, 2026
Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

January 13, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Përmbytjet/ “Skuadrat janë ende në terren”- Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur

January 13, 2026
Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

January 13, 2026
“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

January 13, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

January 13, 2026
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In