• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmat piramidale, dalin në ankand pronat e Vefa, Kamberit e Xhaferrit

by Java News
19/10/2016 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka nxjerrë në ankand pronat e tre ish-firmave piramidale Vefës, Kamberit dhe Xhaferrit. Sipas publikimit zyrtar, ankandi do të zhvillohet me 1 nëntor dhe do të jetë i hapur. Bëhet fjalë për disa pasuri të paluajtshme, në pronësi të këtyre firmave që janë konfiskuar nga shteti. Në ankandin e parë do të shitet një apartament banimi në Berat, në pronësi të Shoqërisë ‘Xhaferri”.

Vlera fillestare e ankandit do të jetë 1 milionë lekë. Ankandi i dytë i përket dy pasurive në pronësi të firmës “Kamberi”. E para është një njësi tregtare në Vlorë, me vlerë fillestare 4.2 milionë lekë, ndërsa e dyta është Ish-Pularia e Fshatit Grize,në Fier me vlerë fillestare 12.2 milionë lekë. Ankandi i tretë parashikon shitjen e një vile dy katëshe në Tiranë, në Rrugën Aleksandër Moisiu, me vlerë fillestare 11 milionë lekë, në pronësi të Edmond dhe Artan Alimuçaj.

Pasuritë në fjalë, janë të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre. Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë Viti tragjik 1997 me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.

Firma e parë ishte ajo e Hajdin Sejdisë, që u arratis në Zvicër me disa miliona dollarë. Firma “Sude” u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadëna dhe ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996. “Suden” e ndoqën rreth 24 firma të tjera, ku më të fuqishmet ishin VEFA, “Gjallica”, “Demokracia Popullore” -Xhaferri, “Populli”, “Cenaj”, “Silva”, “Kamberi”, “Univers”, “Global Foods” etj.

ma.me

Next Post
(VIDEO) Sherr me grushta dhe shkelma mes taksistëve në ish-Bllok

(VIDEO) Sherr me grushta dhe shkelma mes taksistëve në ish-Bllok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In