Sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ka reaguar pas denoncimeve të bëra në një televizion shqiptar se firmat e publikuara pro mbajtjes së Kuvendit të 18 Dhjetorit janë të falsifikuara.

Bardhi përmes një deklarate për media theksoi se të thuash një gënjeshtër të tillë duhet të mbash përgjegjësi ligjore. Sekretari i PD-së e quajti të gjithë këtë një manovër manipulimi për llogari të ish-kryeministrit Berisha.
Ata kanë kryer veprën penale të shpifjes dhe po përdorin demokratët mish për top pa i interesuar se po nxisin të bëjnë një vepër penale. Vendosa në dispozicion të medias nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Xhuljan Guce. Unë e mirëkuptoj atë që njëlloj siç kanë qenë në presion gjatë gjithë kësaj kohë mund të jetë edhe në këto moment në presion dhe duhet ta ndalë këtë gënjeshtër tani.
Të thuash një gënjeshtër të tillë duhet të mbash përgjegjësi ligjore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raste të tjera sikur ka ndodhur një operacion falsifikimi. Nervozizmi nga kjo transparencë se sot para çdo shqiptari u provua se ku qëndroj shumica e anëtarëve të Kuvendit për fat të keq Berisha po vijon me strategjinë e tij”- tha ai.











