Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka reaguar pas tërheqjes së firmës dy deputetëve Artur Roshi dhe Besnik Troplini nga kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë.
Sipas Topollajt, tërheqja e firmës nuk ka asnjë vlerë ligjore sepse procedura për ndryshimin e saj ka nisur tashmë.
“Kjo tërheqja e firmës me frikën se mos ndryshimi i Kushtetutës bëhet keq, jo vetëm s’ka asnjë vlerë ligjore sepse procedura për ndryshimin e saj ka nisur tashmë, por është njësoj sikur njeriu të heqi dorë nga seksi prej frikës se mos e zë Sida”, shkruan Topollaj në një postim në rrjetet sociale.
Kujtojmë se pak më herët, me anë të një postimi në Facebook, Roshi shpjegonte se “ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashikon se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.”