Për shkak të një defekti, i shkaktuar nga një firmë private e kontraktuar nga bashkia Kamëz, që punonte për zgjerimin dhe shtrimin e rrugëve në zonën e Frutikulturës në Kamës, mëngjesin e sotëm është dëmtuar një kabëll 20 kV duke lënë pa energji abonentët që banojnë në këtë zonë.
Pa energji konkretisht kanë mbetur: Zall-Mneri, Frutikultura dhe një pjesë e mirë e Kamzës.
OSHEE bën me dije se brigadat e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit./a.ç