Deputeti dhe ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për zhdekretimin e presidentit Ilir Meta dhe mundësinë e shkarkimit.
I pyetur nga gazetari Adi Krasta në News 24 se a do ta shkarkojnë Metën, Fino deklaroi se i kanë numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës.
“E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet.Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Zhdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor, në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretoj dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët. Unë kam respekt për institucionin e presidentit’, deklaroi Fino.