• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fino, kundër Bushatit: Mos bëni pis Kuvendin për 30 mijë dollarë

by Aalison Pearse Stevens
08/04/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e maxhorancës kanë kundërshtuar dje projektligjin e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, që ka të bëjë me “marrëveshjet ndërkombëtare”. Në mungesë të opozitës në Komisionin e Ligjeve, oponencën ligjit ia kanë bërë vetë socialistët.

Relatori i projektligjit, Bashkim Fino, e kundërshtoi draftin e Bushatit, duke thënë se me këtë nismë barazohet roli i Presidentit me atë të Kryeministrit, çka sipas tij bie në kundërshtim me Kushtetutën. Fino tha në argumentin e tij se nëse drafti do të miratohet në Parlament sipas variantit të Ministrisë së Jashtme, atëherë Presidenti do ta kthejë sërish në Kuvend.

“Dua të jem korrekt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për marrëveshjet politike Presidenti është fuqiplotë dhe i jep fuqi edhe Kryeministrit, edhe ministrave. Në fjalën tuaj ju e barasvlerësuat Presidentin dhe Kryeministrin dhe lamë më pas ministrat e tjerë me radhë. Thelbi i ndërhyrjes që bëra, që të mos krijojmë asnjë problem me Presidentin, ai është i detyruar të japë pëlqimin, sepse fundja janë marrëveshje, ekonomike, politike, tregtare, të cilat nuk ka arsye që mos të japë pëlqimin. Unë mendoj se kjo duhet të sqarohet, që të mos kemi asnjë lloj problemi, që as Presidenti, kur ta miratojë Kuvendi, të mos na e kthejë mbrapsht një ligj të tillë”, tha dje Fino.

Në qëndrimin e tij, Fino ka theksuar se drafti i hartuar nga MPJ përmbante kontradikta serioze në nenet e tij. Sipas tij, në nenin 6, njihet e drejta e Presidentit për të dhënë plotfuqinë për marrëveshje ndërkombëtare, ndërkohë që në një nen tjetër e përjashton atë.

“Presidenti ka fuqinë të autorizojë ty, Kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe ministrat e tjerë për të firmosur marrëveshje politike. Po çfarë thoni ju te pika 5 e nenit 6: “Përjashtohen nga pajisja me plotfuqi për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare: a) Presidenti; b) Kryeministri; c) Ministri i Punëve të Jashtme; ç) Ambasadori i misionit diplomatik me shtetin ose organizatën ndërkombëtare ku është akredituar”. D.m.th., në një vend ju jeni me nenin 121 të Kushtetutës, ndërsa brenda të njëjtit ligj ju i përjashtoni. Nuk keni ju të drejtë të përjashtoni”, tha dje Fino.

neni

Kritikat e socialistit për projektligjin e qeverisë kanë vazhduar dhe për marrëveshjet grante, që qeveria i dërgon për miratim në Parlament. Sipas Finos, miratimi i shumave të vogla prej 30 mijë eurosh si grante nga 140 deputetë i heqin seriozitetin Kuvendit.  “Po si ka mundësi një ministër Financash merr hua në emër të të gjithë shqiptarëve, në emrin tonë dhe të deputetëve, dhe ju më sillni mua 30 mijë dollarë dhe më thoni bëhu pis dhe ti si deputet dhe ngri dorën që të miratosh grantin për 30 mijë dollarë?! Kjo nuk ka logjikë! A do t‘ia japim seriozitetin këtij Parlamentit që të votojë për gjëra të rëndësishme dhe jo për 30 mijë dollarë?”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri Bushati është shprehur i hapur që të diskutohen nenet e projektligjit, në mënyrë që të korrigjohen vërejtjet e deputetit Fino. Dje Komisioni i Ligjeve e ka miratuar vetëm në parim nismën, duke shtyrë diskutimin nen për nen.

Bushati: S’kemi qëllim t’ju bëjmë pis

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha dje se projektligji nuk ka për qëllim të bëjë pis deputetët, por sipas tij marrëveshjet me implikim financiar duhet të votohen në Kuvend. “Për grantet dhe huat, nuk është në këndvështrimin tonë çështja e të bërit pis. Neni 121 ka një përcaktim të qartë për marrëveshjet që sjellin implikime financiare. Implikim financiar është dhe 1-lekëshi, po ashtu dhe 30-milionëshi. Nëse do të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, edhe ne do e kishim reflektuar”, tha Bushati.

FATION BINJAKU

Next Post

I nxori vjehrrit gishtin e mesit, e rrahin nusen në mes të dasmës (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In