• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fino kandidon për FSHF: Do ndërtoj 5 stadiume, do pastroj futbollin

by S M
11/01/2018 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino është tashmë kandidat zyrtar për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në 7 shkurt ai do të përballet në Durrës me kreun aktual të FSHF Armando Duka.

Në një intervistë për RTSH Fino ka shpalosur platformën e tij për drejtimin e FSHF. “Ka kohë që shumë dashamirës të sportit prej kohësh më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit. Unë kam marrë pjesë në shumë evente sportive, kam folur dhe diskutuar se futbollin e kam pasion, vetëm punën e trajnerit nuk e bëj dot, mendoj që është momenti të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar ti jap një imazh të ri, një dimension të ri për të përmirësuar imazhin.

Duke falënderuar të gjithë dashamirësit, nuk po bëj garë, jam në një garë me mikun tim Duka. Kam kënaqësi që të kishte edhe kandidatë të tjerë, unë kam platformën time. Duhet ndryshuar disa rregulla, sepse të bësh një fushatë për kreun e federatës, duhej një asamble për t’u zyrtarizuar kandidatët e mundshëm dhe të kishte një datë tjetër për zgjedhjet.

T’u jepej mundësi kandidatëve që të shkonin të 54 anëtarët për të bërë një fushatë. Fakti që bëhet në këtë mënyrë, avantazhi i presidentit aktual i bie që unë jam në një pozicion jo të favorshëm për të bërë një fushatë shumë herë më operative sesa unë. Më vjen mirë që Presidenti aktual të shpallë kandidaturën disa orë para se unë të vija këtu” deklaroi ai.

Ai ka paraqitur gjithashtu edhe objektivat e programit të tij. “Kam ardhur që të kandidoj me vendim drastik për federatën. Jam pro kufizimit të mandateve. Nuk jam që presidenti të jetë gjithë jetën. Ose kur do të ikë, ose kur të vdesë. Jam për kufizimin me dy mandate. Do ta propozojnë që mandatet të jenë dy, jo më shumë nëse votëbesohem.

E kanë kërkuar edhe klube të tjera dhe nuk është pranuar. Unë e kam propozim konkret. Pas dy mandateve të vijë dikush tjetër. Në dy mandate marr garancinë që do të bëj 5 stadiume si arena e Elbasanit, me qeverinë. Në tetë vjet, kam mundësinë që të bëj 5 të tilla. Në Vlorë, në Korçë…. Duhen bërë të tilla për të rritur gamën e fushave, për të rritur cilësinë

Ish-deputeti Bashkim Fino e gjen rënien e besimit tek futbolli shqiptar për disa arsye, ndër të cilat trukimet. ‘Komisioni i Etikës në FSHF nuk ka dërguar një dosje në prokurori”.

A është Bashkim Fino një kandidaturë e PS për kreun e FSHF?! Ai thotë se “e kam dëgjuar këtë dhe do të doja me neveri që të mos ktheja përgjigje, por më lejoni që të them se; unë jam politikan karriere i vjetër. Duka ka thënë që kemi qenë shokë. Kam qenë drejtor, kryetar bashkie, kryeministër e me radhë. Kam përvojë të jashtëzakonshme. Jam deputet, anëtar i komisionit të ligjeve, kam 20 vite deputet, nga pikëpamja ligjore nuk më pengon askush për të kandiduar. Nuk ka asnjë pengesë.

Nga pikëpamja politike, unë nuk jam askushi, por dikush, që e kam pasion futbollin. Nëse unë do të votëbesohem në 7 shkurt, të jeni të bindur që 24 orë në ditë do ia kushtoj futbollit. Kryetarët e bashkive nuk kanë qenë shumë të interesuar, por nëse do të marr postin do të ndaj sponsorizimin nga privatizimi, do të kalojmë në privatizimin e klubeve. Bashkitë duhet të shesin aksionet sa më shpejt”.

Sarkazma e Dukës ndaj dhe PS është pritur me keqardhje nga Fino. “Më erdhi keq sarkazma që përdori Duka për PS dhe mua. Do të doja një fushatë fair. Synimi im është që të bind anëtarët e asamblesë për të më votuar”.

Situata brenda Asamblesë së FSHF sipas Finos është shqetësuese. Nga 66 anëtarët e Asamblesë, 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata sportive, 8 nga të cilat janë të paregjistruara në gjykatë. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar, por që mund të vendosin për garën që do të zhvillohet në datë 7 shkurt nëse do të votojnë. Fino shprehet se jo 8, por 11 shoqata nuk janë të regjistruar, pasi nga 12 që janë gjithsej është regjistruar vetëm njëra, ndërsa ka paralajmëruar se nëse do të votojnë në asamblenë e 7 shkurtit atëherë do i kallëzojë në prokurori. Kandidati për postin e kreut të FSHF u shpreh se ka angazhuar një studio ligjore për të hetuar rastin, ndërsa thotë se ka rezultuar se ka pasur lëvizje ditët e fundit për t’i regjistruar këto shoqata.

Kandidati Fino ka kërkuar nga rivali i tij Duka dhe FSHF që të kërkojnë falje për atë që ka ndodhur, ndërsa shton se ka të dhëna se FSHF i ka ndihmuar këto shoqata me fonde, por në të zezë, pasi nuk janë të regjistruara. “Jam njohur nga mediat, thotë ai. Mendoj që së pari dua të them se kjo është një minus i madh për presidentin aktual, pasi ia prish klimën dhe ata duhet të reagonin dhe të kërkonin falje dhe ta trajtonin si cështje teknike që nuk i dinin mirë gjërat.

Kjo deligjitimon vetë presidentin aktual, pavarësisht se ka fituar bindshëm para 4 viteve. I vë një njollë futbollit shqiptar. Sot ne kemi këto shoqata që nuk janë regjistruar dhe nuk janë anëtare, është njëlloj sikur të bësh tregti pa u regjistruar në gjykatë dhe në QKR dhe quhesh kontrabandist. Kush më garanton që këto shoqata nuk janë kriminale?

Në krye të shoqatave janë vendosur njerëz në konflikt interesi që punojnë në FSHF, ky është turp i madh. Sa më shpejt duhet të kërkojnë falje për atë që ka ndodhur se për 7 shkurtin nuk duhet të afrohen, pasi do të përballen me ligjin. Nëse afrohen të dera e asamblesë do të shkojnë në prokurori. Jam pak emocional në këtë pikë. E kanë bërë me turp FSHF, për mua duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Kam ngritur një studio ligjore për të ndjekur këtë cështje.

Asnjë nga këto 8 shoqata nuk është regjistruar, ka pasur insinuata edhe për t’i regjistruar këto ditë. Nga 12 shoqatat mua më rezulton se vetëm e gjyqtarëve është e regjistruar. Janë shoqata kriminale. Kam parë në disa media që njerëzit e këtyre shoqatave janë të trembur dhe nuk flasin. E kam këtu dosjen për ata që kanë votuar para 4 viteve.

Nëse nuk ke vendim gjykate nuk do të lejohet askush për të votuar në 7 Shkurt” deklaroi Bashkim Fino në RTSH.

 

Next Post
Shehi: Opozita ka mundësi të fitojë, por Basha duhet ta udhëheqë karrocën e PD pa Berishën

Shehi: Do e shembja edhe unë si Rama pallatin e vjehrrit të Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In