• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Finlanda pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, Rine: Shpresëplotë për Tetorin

by Java News
17/07/2019 23:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Finlanda është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin tetor të këtij viti.

Kryeministri Anti Rine tha pas prezantimit të programit të presidencës finlandeze të Bashkimit Europian nëse dy vendet i plotësojnë kushtet, atëherë negociatat me këto dy vende do të çelen.

Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, vendi i të cilit merr presidencën e Bashkimit Europian për gjashtë muaj ka deklaruar se shpreson të hapë negociatat e anëtarësimit në BE me  Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor, nëse të dyja vendet përmbushin kushtet. Këtë deklaratë kryeministri i Finlandës e ka bërë në një konferencë për shtyp pas prezantimit të programit të presidencës finlandeze të Bashkimit Evropian në seancën plenarë të Parlamentin Evropian në Strasbourg.

Në këtë konferencë, Antti Rinne ka bërë të kuptohet, se edhe pse procesi i zgjerimit vazhdon normalisht, ai nuk përbën një urgjencë për presidencën finlandeze dhe Bashkimin Evropian, që ka në fokus çështje thelbësore që shqetësojnë të gjithë qytetarët evropianë, si ndryshimet klimaterike dhe ekonomia evropiane.

Antti Rinne, Kryeministër i Finlandës: “Në tetor ne do diskutojmë lidhur me procesin e zgjerimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresoj, që nëse këto dy vende përmbushin kushtet, atëherë të vendosim për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me të dyja vendet.

Por çështja e madhe për ne është se Bashkimi Evropian duhet t’i përgjigjet çështjeve që qytetarët evropianë konsiderojnë si të rëndësishme, që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike. Finlanda dhe Gjermania janë shumë të angazhuara për këtë, por kjo është një çështje ku ne të gjithë si shtete anëtare mund të bëjmë më shumë. Ndaj kjo çështje renditet në prioritetet e programit tonë”.

Prioritetet e presidencës finlandeze, që kryeson Bashkimin Evropian deri në fund të dhjetorit të 2019 ka të bëjnë me forcimin e pozicionit të Bashkimit Evropian si lider global për masat kundrejt ndryshimeve klimaterike, forcimin e vlerave të përbashkëta dhe shtetit ligjor të kësaj organizate, ta bëjë Bashkimin Evropian më konkurrues dhe gjithëpërfshirës në aspektin social, si edhe të forcojë sigurinë e qytetarëve të Bashkimit Europian. (ABC News)/l.m

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e enjte 18 korrik 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In