• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Financimi i Berishës i gazetarëve-killer dhe formimi i politikanit-gjobaxhi

by Carlo Bollino
31/05/2024 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Dje, me një sinkronizim perfekt, u bënë publike dy fytyrat e një gazetarie që nënkupton Sali Berisha. Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) bëri të njohura hetimet mbi një portal online që shantazhonte oficerë të lartë të policisë me bashkëpunimin e një gazetari. Gazetari, i ndaluar nga policia, pranoi përgjegjësitë e tij, që do të thotë që në shkëmbim të një rroge 50.000 lekë në muaj publikonte në atë portal shpifje që ia kalonin “botuesit” e tij, të cilët ishin gjithashtu dy oficerë të AMP dhe që donin të godisnin besueshmërinë e drejtuesve të tyre me lajme false.

Sali Berisha dhe një pjesë e mirë e klanit të tij u hodhën në mbrojtje të gazetarit-gjobaxhi, duke e konsideruar arrestimin e tij një sulm ndaj lirisë së shtypit. Në të njëjtat orë ndërsa Rithemelimi shpaloste simbolet e fjala të lirë të kërcënuar nga arroganca e pushtetit me arrestimin e gazetarit, në Kuvend, Flamur Noka, më sulmonte me ortekun e zakonshëm të genjeshtrave gati qesharake. Ai në fakt u braktis në sallë edhe nga vetë anëtarët e Rithemelimit dhe asnjë përfaqësues tjetër i opozitës nuk ka mbetur atje për të ridegjuar brockullat e tij që mezi i artikulonte, si një fëmijë që lexon një copë letër të shkruajtur nga dikush tjetër. . Natyrisht Berisha dhe dhëndrri i tij, i ashtuquajtur Abi, duartrokitën ndaj këtij sulmi kundër Carlo Bollino-s lëshuar nga përfaqësuesi patetik i tyre që ka mbetur në Kuvend, i cili tashmë, në vend të veshjeve zakonisht firmato, lëviz i sponsorizuar me bluzen “Lironi Sali Berishën”. Dy ditë më parë Rithemelimi organizoi një konferencë për shtyp për të goditur një tjetër gazetar, Arbër Hitajn, i cili në cilësinë e presidentit të seksionit shqiptar të Shoqatës së Gazetarëve Europianë (AEJ) guxoi të kritikonte hedhjen e molotovit nën këmbët e gazetarëve dhe kameramanëve të cilët po transmetonin pamjet nga protesta e organizuar nga Rithemelimi para Bashkisë. Sipas Berishës, Arbër Hitaj është dyfish fajtor, pasi veç faktit që mbrojti kolegët e tij që rrezikuan jetën, punon edhe në ReportTV, televizioni im. Pretendimi që ka Rithemelimi është se bombat molotov edhe mund ta vrasin një gazetar, mjafton që ato të jenë bombat e Berishës. Kur e njëjta shoqatë pat kritikuar veprimet e qeverisë, Berisha natyrisht e kishte lavdëruar.

Modeli i gjobave mediatike i denoncuar nga AMP është identik me modelin që klani i Berishës përdor prej vitesh për të goditur kundërshtarët e tij. Dhe për këtë arsye e mbron, ndërsa më sulmon mua që prej 42 vitesh luftoj për një gazetari profesionale. Berisha është i terrorizuar se pas AMP-së, policia dhe prokuroria fillojnë të hetojnë edhe mbi media të tjera gjobvënëse, duke zbuluar se nuk janë vetëm dy oficerë policie të korruptuar që paguajnë gazetarë për të shpërndarë shpifje online. Fenomeni fatkeqësisht është shumë më i gjërë se kaq; edhe pse Berisha është “profesori” i kësaj metode dhe ka në shërbim të tij analistë, portale, dhe disa televizione, tashmë edhe ministra, ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të Shtetit e imitojnë: shumë prej tyre kanë gazetarin-killer personal ose portalin dhe televizionin-killer për ta përdorur kur iu duhet, deri edhe në luftëra të brendshme politike. Do të duhej të demaskohen e të ndëshkohen të gjithë.

Ashtu siç shkruante me të drejtë kolegu Mero Baze dje, e gjithë kjo nuk ka të bëjë aspak me gazetarinë dhe lirinë e shtypit. Gazetari ka të drejtën dhe detyrën për të publikuar vetëm lajme, jo shpifje, sepse shpifjet janë gangrena e informacionit dhe nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë. Kush publikon shpifje nuk meriton asnjë mbrojte. Ndërsa Berisha mendon totalisht të kundërtën: Ai mbron vetëm gazetarët që shpifin dhe godet gazetarët që publikojnë lajme. Është kjo e vetmja arsye që më sulmon me maniakëri, pasi nuk e gëlltit dot faktin se prej dekadash jam gazetar i lirë. E mbi të gjitha nuk gëlltit dot faktin se jam ndër të parët që denoncova skandalin e klubit Partizani, edhe pse kurrë nuk kam kërkuar arrestimin e tij. Prej disa muajsh sapo unë hap gojën, apo del një titull në mediat që unë drejtoj të cilit atij nuk i pëlqen, më lëshon “qentë” e tij në sulm me linçime e kërcënime, ashtu siç më ndodhte me bosët e Mafias në vitet kur në Itali shkruaja kundër Sacra Corona Unita. Kur unë nisa gazetarinë në Europë, Berisha ishte akoma në paradhomat e Enver Hoxhës duke shpresuar të thirrej për një puthje dore. Kur unë e kam nisur këtë profesion, shumica e gazetarëve dhe analistëve që sot e lavdërojnë, ishin akoma pas bankave të shkollave fillore duke mësuar se si mbahej stilolapsi në dorë; ndonjëri do të punonte dhe në gazetat apo në shkollat e partisë komuniste, ndërsa të tjerë (më me fat) nuk kishin lindur ende. Pikërisht brënda kësaj skuadre amatorësh të informacionit strehohen killerat të cilët ai paguan për të sulmuar armiqtë e tij duke ndotur në këtë mënyrë të gjithë kategorinë e mediave.

Gazetarëve të paguar iu shtohen politikanët-kamikaze të Rithemelimit, që në të vërtetë po mbeten gjithnjë e më pak. Dy mbi të gjithë: Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. T’i dëgjosh teksa flasin për lirinë e shtypit, ndërsa ofendojnë dhe shpifin ndaj gazetarëve që i konsiderojnë “armiq”, është e rëndë. E ndërsa për të financuar gjuetinë e tyre të shtrigave janë gjithnjë në kërkim të biznesmenëve që t’i paguajnë e në këmbim nuk i sulmojnë, Muli ka një faj më shumë: Si deputet merr një rrogë të paguar nga paratë publike, që i përdor në Kuvend për të goditur lirinë e shtypit. Një skandal i turpshëm.

Edhe operacioni i AMP nuk meriton të merret si shembull. Ata reaguan me kaq shumë urgjencë dhe rreptësi vetëm se viktimat ishin oficerë të lartë të policisë, ndërsa Shteti nuk reagon përballë qindra rasteve të tjera kur viktimat nuk janë policë. Raste shpifjesh online që përsëriten çdo ditë nën indiferencën totale të institucioneve. Kush i mbron qytetarët e thjeshtë atëherë? Gjykatat? Unë në mars 2023 kam bërë një padi civile për shpifje ndaj njërit prej këtyre gazetarëve-killer në shërbim të Berishës pasi kishte publikuar kundër meje mbi 100 shkrime me shpifje. Një rast konkret stalkeri digjital. Kanë kaluar 14 muaj dhe gjykatësja që ka çështjen në dorë as nuk e ka nisur procedurën. Me 25 prill 2024 Flamur Noka ka bërë një padi civile për shpifje kundër 3 gazetarëve që ai i quan “qeveritarë” dhe pas 18 ditëve gjykatësja ka nisur procesin. Vetëm 18 ditë përkundër 14 muajve. Në pritje që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të shprehet zyrtarisht për këtë standart të dyfishtë, unë druaj se e kam një përgjigje për ta shpjeguar: Sistemi i shpifjeve i zbatuar perdite nga klani Berisha tashmë terrorizon edhe gjykatësit duke vazhduar të kushtëzojë sistemin e drejtësisë pavarësisht reformave. Askush nuk e ka kurajon që t’i ndalojë apo t’i ndëshkojë përveç gjykatësve dhe prokurorëve të fortesën e SPAK, që në fakt duhet të durojnë në heshtje perj dy vitesh një linçim të përditshëm nga politikanë dhe media-killer që nuk ka precedent në asnjë vend europian.

Por a ekziston një rrugëdalje nga kjo gjendje? Deri tani komuniteti ndërkombëtar vetëm sa ka bërë dëme. Duke e konsideruar Shqipërinë një lloj laboratori ku të bëjë eksperimente mbi një botë ideale, ka bllokuar çdo përpjekje rregullimi në sektorin e informacionit. Teoria e diplomacive perëndimore për t’ja besuar çdo gjë vetërregullimit nga ana e gazetarëve, këtu për fat të keq nuk është e realizueshme për faj të atyre killerave të maskuar si gazetarë që në disa raste  kanë marrë nën kontroll edhe shoqatat profesionale që do të duhej të vigjilonin mbi etikën e gazetarisë. Atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse një ligj që të garantojë pavarësinë e gazetarëve, por edhe mbrojtjen ndaj killerave. Një ligj i thjeshtë me 4 nene që të kërkojë:

1) Regjistrimin tatimor të të gjithë portaleve online
2) Detyrimin e botimit të bilanceve
3) Praninë në çdo portal të një kryeredaktori që të ketë të paktën 5 vite eksperiencë gazetareske dhe të përgjigjet ligjërisht për artikujt e publikuar pa emër
4) Ndalimin e kopjimit të lajmeve nga një portal te tjetri pa autorizimin me shkrim nga autorët, me sanksione ekonomike konkrete për shkelësit. Mbrohen me këmbëngulje të drejtat e futbollit, nuk kuptohet pse nuk mbrohen të drejtat e gazetarëve.

Në Itali gazetarët-killer ndëshkohen nga një gjykatë e përbërë vetëm nga gazetarë dhe përjashtohen nga profesioni. Ndërsa politikanë të tipit “alla Muli” nëse do të guxonin të shpifin ndaj gazetarëve në parlament, do të sulmoheshin nga e gjithë kategoria në shenjë solidariteti. Në Shqipëri ndodh e kundërta: Nëse nuk e sulmon median e lirë politikani-gjobaxhi, e bën kolegu i tij “gazetar”. Nëse kjo nuk është ende vdekja e informacionit, mund të themi se jemi shumë afër.

Next Post
Tare: Serie A do jetë më interesante sezonin e ri. Dua një projekt emocionues

Tare: Serie A do jetë më interesante sezonin e ri. Dua një projekt emocionues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com