• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Financime jo-transparente për partitë politike në Shqipëri

by Ben Andoni
27/10/2015 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i Global Integrity, i titulluar “Para, politikë dhe transparencë” vlerëson me nota të larta kuadrin ligjor për financimin e partive politike në Shqipëri, ndërkohë që zbatimi në praktikë shfaq mangësi të theksuara.

Në këtë raport, Shqipëria ka marrë 84 nga 100 pikët e mundshme për kuadrin ligjor, por vetëm 40 pikë për zbatimin e legjislacionit në praktikë.

Projekti “Para, politikë dhe transparencë” gjeneron kërkime dhe analiza mbi financimin e politikës në shumë vende të botës. Ky projekt mbështetet nga organizatat Global Integrity, Electoral Integrity Project dhe Sunlight Foundation.

Raporti i fundit ka analizuar zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 në Shqipëri, për të cilat vëren se pati abuzime me burimet shtetërore jo-financiare si makinat, stafi apo godinat-përdorimi i së cilave është veçanërisht i ndaluar.

“Kufizimet mbi kontributet dhe shpenzimet janë të rregulluara mjaft mirë, por provat tregojnë se kufizime të tilla, veçanërisht në lidhje me shpenzimet anashkalohen shpesh në praktikë,” thuhet në raport.

Raporti “Para, politikë dhe transparencë” vlerëson gjithashtu indikatorë të tjerë si financimi publik indirekt i fushatave zgjedhore, kufizimet e kontributeve dhe shpenzimeve, raportimi dhe transparenca për publikun, palët e treta, si dhe monitorimi dhe zbatimi i ligjit.

Vlerësohet gjithashtu se Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka fuqi të forta ligjore, por nuk ka kapacitet praktik për të hetuar dhe zbatuar ligjet financiare në politikë. Akuzat e abuzimit, përfshirë blerjen e votës janë të pranishme dhe KQZ nuk mund të praktikojë ndërmarrjen e masave efektive në shumë raste.

Sipas raportit, me gjithë kërkesat e detajuara të raportimit, informacioni mbi kontribuesit i dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga partitë dhe kandidatët është shpesh jo i plotë.

“Raportet e auditit të financave të partisë që janë të disponueshme për publikun janë të formateve të ndryshme dhe shkeljet dhe/ose abuzimi me ligjin ndodhin rregullisht”,-thuhet në raport.

Përveç zgjedhjeve vendore të vitit 2015, raporti ka analizuar edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri.

“Partitë politike deklaruan se kishin mbledhur financim prej 241,211,140 lekësh për të mbështetur aktivitetet e fushatës së tyre. Ishte hera e parë në historinë e shkurtër të  deklarimit të burimeve financiare të fushatave elektorale që donacionet u deklaruan si burimi kryesor i fondeve në kuptimin e vlerës,” thuhet në raport.

Sipas asaj që partitë pretendojnë, 50 % e parave në dispozicion të fushatës u dhuruan nga donatorë. Financimi publik, nga ana tjetër, u rendit i dyti me 27.59 për qind të financimit total të fushatës. Fondet e partisë, si norma e anëtarësisë së mbledhur gjatë viteve, u raportua se mbuloi 15.3 % të fondeve totale të fushatës.

Një tjetër burim i financimit që është i disponueshëm për partitë nga ligji është reklamimi falas nga kanalet radio-televizive kundrejt njohjes së kostos nga Zyra e Tatimeve, si një shpenzim i hequr nga taksat.

Sipas deklaratave të tyre financiare, partitë politike shpenzojnë më shumë se sa lejohen nga ligji duke shkaktuar borxhe elektorale. Një borxhi i tillë përfaqëson 36.54 për qind të shpenzimeve totale për zgjedhjet e 2013. Raporti thekson se nga të tilla borxhe dëmtohet media, pasi shumica e faturave për reklamën nuk paguhen.

“Borxhi elektoral është një fenomen që ka karakterizuar zgjedhjet shqiptare që prej vitit 2009, qasje kjo e zgjedhur edhe nga dy partitë më të mëdha,” vlerëson raporti. BIRN/

Next Post

Matt Wright, në luftë kundër një krokodili 1 ton (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In