• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Financim miks i partive”/ Gjiknuri: 15 marsi, afati për ‘Zgjedhoren’! Mund ta votojmë edhe në Prill

by Java News
03/03/2020 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh se propozimet që kërkon PD-ja për financimet e partive do të kërkojnë kohë dhe kjo cështje do të mbetet për një fazë të dytë. Aktualisht, tha Gjiknuri mund të bëhen vetëm disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet për financimin, përfaqësuesi i PS-së vlerësoi faktin që PD-ja është tërhequr nga ideja e financimit 100% nga shteti, ndërsa tha se do të diskutohet për shifrat e ndarjes miks.

“Që në hapat e parë kemi bërë disa propozime që janë mbështetur edhe nga ndërkombëtarët për uljen e tavanit të shpenzimeve të partive në fushatë, tani diskutohet sa do të jetë nga shteti dhe sa nga privatët. Ne jemi për miks, duke shtuar masën për shtetin, por duke lënë një tavan të pranueshëm që u lejon partive të bëjnë fushatë. Gjërat e para mund të adresohen në Kod, ndërsa financimi mbase do të kërkojë më shumë kohë, që të adresohet dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndarje. Pjesa e financimit që është më tërësor do të marrë më shumë kohë. Jemi për financimin miks, të gjejmë një shifër të pranueshme balancë”

I pyetur si e gjykon propozimin e PD-së për një financim 66% nga shteti ai tha se “Duket si shumë, pasi mbase mund të gjendet një sistem më i pranueshëm i balancuar mes kontributit shtetëror dhe atij privat. Janë futur elementë të rinj garanci, monitorim më i imët, nga palët e treta, kufiri 50 mijë lekë që të bëhet përmes llogarive bankare. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje”.

Lidhur me akuzat e PD-së për listat, ai tha se “Këto janë konsiderata politike, kapacitetet aplikuese janë më të mëdha, 170 personal angazhuar për aplikim për kartë. U kërkua nga PD-ja një shifër, që do të vijë zyrtarisht, sa zgjedhës janë pa dokument, nëse është shifër e madhe pse jo nxitje edhe me mënyrat e para që të pajisjen. Nuk ka më dublime në lista, ka një sistem më të mirë të adresave. Asnjë njeri nuk mund të votojë dy herë në Shqipëri. Është shqetësim politik, se në regjistrin e gjendjes civile punojnë të njëjët njerëz që kanë qenë”.

Por a do të arrijë tryeza të dalë me një konsensus në 15 mars?

Gjiknuri u shpreh se qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill, pasi nga 2021 kur janë zgjedhjet e radhës ka kohë të mjaftueshme duke shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

“Ka akoma shumë cështje të pazgjidhura, por mos e shikoni 15 masin si datë që të kemi të gjithë draftin. Duhet të kemi një dakordësi për të gjitha cështjet, procedura e tekstit dhe aprovimi mund të marrë edhe një muaj, por në 15 mars të kemi dakordësi për cështjet dhe më pas ekspertët të zbardhin draftet. Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha cështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi më pas gjithcka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprvojmë edhe në prill kemi kohë edh enjë vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme”, theksoi Gjiknuri. /e.s/

Next Post
Të dënuar për vrasje, kush janë dy “shënjestrat” që OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë (Emrat)

Të dënuar për vrasje, kush janë dy "shënjestrat" që OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In