Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën 14.5 miliard lekë ose 23.84 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Sipas treguesve fiskale të publikuar nga ministria e Financave, gjatë periudhës janar-maj të ardhurat e mbledhura në buxhet nga tatim-fitimi rezultojnë 25.99% më të larta se plani.
MF thotë se ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve.
Faza e dytë kundër informalitetit, të orientuar nga instrumentet inteligjentë të platformës së riskut dhe komunikimi intensive me sipërmarrjen nga ana e administratës tatimore. Gjithashtu, thjeshtimi procedurave të deklarimit kanë ndikuar në rritjen e performancës së biznesit. (java / r.a)